Berisha: Integrimi, PS të faktojë votimin e reformave Qamil Xhani
Kryeministri Sali Berisha kerkoi nga opozita zbatojne deklaratat qe kane bere per miratimin e ligjeve qe lidhen me integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Ne fjalen e mbajtur dje ne Kuvend, Berisha i ka ofruar opozites hartimin e nje rezolute te perbashket per integrimin e vendit. Ndersa ka shtuar se si gjest te pare te bashkepunimit, mazhoranca eshte e gatshme te votoje kandidaturen e opozites per postin e Avokatit te Popullit. "Tani eshte momenti qe te faktojme se deklaratat tuaja se do votoni te gjitha ceshtjet qe lidhen me integrimin jane te verteta dhe reale, apo jane nje blof i radhes, me te cilin kerkohet vetem nje gje, te blihet kohe, me te cilin kerkohet vetem nje gje, te mund t'u hidhet hi syve shqiptareve se "ne po themi se do votojme, por nuk do votojme dhe ne nuk po pengojme". Une besoj se ne rrafshin politik ky qendrim do te ndeshkonte cdo shqiptar, por do te ndeshkonte ne menyre te parikthyeshme autoret e tij", tha Berisha. Duke folur per procesin e integrimit, Berisha ka theksuar se nuk eshte mazhoranca ajo qe demtohet, por qytetaret. "Zoterinj, ka nje problem, ne qofte se mendohet se duke bllokuar procesin e integrimit demtohet qeveria, absolutisht jo, demtohen qytetaret shqiptare para se gjithash dhe me shume se te gjithe, ata qe bllokojne, sepse qeveria ka te gjitha mjetet per te faktuar se ajo ka bere e do te beje cdo gje qe ka ne dore per kete proces, sic beri per vizat", tha ai. Nga ana tjeter, kryeministri ka qene i qarte ne lidhje me ecurine e bashkepunimit. Ai shtoi se nuk mund te pranohen kushte per nisjen dialogut. Ndersa ka theksuar se Kuvendi nuk eshte nje shesh pazaresh, por mundesi bashkepunimi ne baze te ligjit. "Une i kam ndjekur deklaratat ne gjithe keto dite e jave dhe ajo qe me ben pershtypje eshte ideja se mund ta bejne parlamentin, shesh pazaresh. Une ju garantoj se do te keni respektin me te plote nga kjo mazhorance. I tere ky respekt do te bazohet ne ligjin dhe Kushtetuten e vendit, do bazohet jo ne pazare dhe jo ne kushte", tha ai. Ne lidhje me Avokatin e Popullit, Berisha u shpreh se dhe dy ministrat e jashtem te BE-se qe ishin dy dite me pare ne Tirane, thane ne menyre te qarte se duhen zgjedhur me konsensus drejtuesit e institucioneve. Berisha u shpreh se mazhoranca do te votoje cdo kandidature per Avokatin e Popullit qe vjen nga opozita, pa vendosur kandidatura alternative qe vijne nga mazhoranca. "Sillni javen qe vjen kandidaturen per Avokatin e Popullit. Ne i qendrojme plotesisht ofertes qe ai te propozohet nga opozita, pa kandidat alternativ nga mazhoranca dhe te mos beheni idhnake, madje idhnake me qellime te caktuara. Ejani te mbushim postin e Avokatit te Popullit", tha kryeministri. Ai ka theksuar se rezoluta per integrimin, zgjedhja e avokatit te popullit dhe kerkesa e PS-se mbledhjen e Komitetit te Integrimit, jane tre zhvillime te cilat kane mbeshtetjen e mazhorances. "Te bejme dy tre gjeste dhe flas hapur nuk mund te them se cili do te jete efekti, nuk mund te them se cila do te jete jetegjatesia, por t'i bejme si nje akt te qyteteruar. Dy miq erdhen dhe i falenderoj per kete, kerkuan disa gjera shume te thjeshta, kerkuan te mbushim postin e Avokatit te Popullit", tha Berisha ne lidhje me bashkepunimin mes mazhorances dhe opozites.