Ruci: Nuk votojme reformat e BE, pa u plotesuar kushtet e Rames Qamil Xhani
Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci ka kerkuar me shume hapesire per opoziten ne Kuvend, ndersa nuk ka dhene nje pergjigje te qarte ne lidhje votimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar. Ne seancen e djeshme te Kuvendit, duke ju pergjigjur ofertes se bere nga kryeministri Sali Berisha, per nje rezolute per integrimin dhe paraqitjen e kandidaturave per postin e Avokatit te Popullit, Ruci u shpreh se PS nuk do te votoje reformat, pa u plotesuar kerkesat qe kreu i PS-se, Edi Rama ka bere ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PS. "Opozita ne daten 5 nepermjet liderit Rama dhe nepermjet grupit parlamentar te saj ju ka dhene pergjigje atyre qe shtruat ju. Ne presim reagimin tuaj. Lideri opozites ne grupin e tij parlamentar u dha pergjigje te gjithe atyre qe shtruan miqte e ardhur ne Tirane, nje per nje. Nuk erdhen miqte ne Tirane per te zgjedhur Avokatin e Popullit, sipas asaj qe thoni ju ketu, erdhen per probleme me thelbesore, z. Kryeminister", tha dje Ruci. Ne lidhje me rezoluten e mazhorances per integrimin, Ruci tha se prej nje vitit PS-ja ka dorezuar nje dokument te tille ne Kuvend. "Opozita shqiptare qysh ne daten 23 dhjetor te vitit te kaluar ua ka sjelle ketu ne sallen e parlamentit, eshte bere dhe nje debat ketu ne parlament z. kryeminister, pikerisht per 12 rekomandimet. Opozita ua ka ofruar kontributin e vet, vullnetin e vet politik. Atehere ja ku e keni opoziten, ja ku e keni rezoluten e opozites, ja ku i keni implementimin e 12 pikave qe trajton Brukseli per Shqiperine", tha dje Ruci. Ai ka vleresuar si me te rendesishme funksionimin e Kuvendit dhe ndryshimin e Rregullores, duke theksuar se nga keto nisma duhet te nis dhe bashkepunimi mes paleve. Duke ju referuar procesit te integrimit, Ruci u shpreh se bashkepunimi duhet te filloje "nga pika e pare, nga vota e lire ne Parlament. Nga fjala e lire ne Parlament, nga ndryshimi i Rregullores se Parlamentit, nga kthimi i parlamentarizmit ne Shqiperi. Beni nje hap ju dhe ne shume shpejt, sic u tha nga kryetari dje ne mbledhje te grupit parlamentar, do te depozitojme kthimin e rregullores se Kuvendit ne binaret e atij konsensusi qe ka miratuar pozita dhe opozita ketu per te kthyer vertet parlamentarizmin". Nga ana tjeter, Ruci ka theksuar se debati nuk lidhet me emrat e drejtuesve te institucioneve. Duke ju referuar, vizites se dy ministrave te jashtem, atij italian dhe grek, Ruci u shpreh se vizita e tyre lidhej me procesin e integrimit dhe jo me emrat e drejtuesve te institucioneve.
Opozita
"Opozita shqiptare qysh ne daten 23 dhjetor te vitit te kaluar ua ka sjelle ketu ne sallen e parlamentit, eshte bere dhe nje debat ketu ne parlament zevendeskryeminister, pikerisht per 12 rekomandimet. Opozita ua ka ofruar kontributin e vet, vullnetin e vet politik. Atehere ja ku e keni opoziten, ja ku e keni rezoluten e opozites, ja ku i keni implementimin e 12 pikave qe trajton Brukseli per Shqiperine", tha dje Ruci.
Rregullorja
Opozita do te depozitoje ne Kuvend kerkesen per ndryshimet ne rregulloren e funksionimit te Parlamentit. "Do te depozitojme kthimin e rregullores se Kuvendit ne binaret e atij konsensusi qe ka miratuar pozita dhe opozita ketu per te kthyer vertet parlamentarizmin", tha dje Ruci.