E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Integrimi europian i vendit nuk do ndalet

TIRANE- Kryeministri Sali Bersiha deklaroi sot se Shqipëria po plotëson kuadrin ligjor për liberalizimin e vizave dhe se integrimi europian është një proces në vazhdim që nuk ndalet.
I pranishëm në mbledhjen e Komitetit ndërministror kreu i qeverisë vlerësoi procesin si mjaftë të rëndësishëm pasi “lëvizja e lirë e shqiptarëve në Europë përbën një arritjen më të madhe të jetës së tyre”.
Berisha tha se edhe pas heqjes së vizave procesi i integrimit do të vazhdojë dhe se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha ne aspektin ligjor, duke përmendur ligjin kundër diskriminimit si “një ligj i domosdoshëm”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›