Tiranë, një grua tenton të hidhet nga kati i pestë
Një grua ka kërcënuar se do ti jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte mesditën e sotme në Tiranë, në afërsi të maternitetit Koço Gliozheni.
Mësohet se Dëshira Qoku, 39 vjeçe, e divorcuar dhe me dy fëmijë ka kërcënuar se do të hidhej nga tarraca e pallatit dhe është dashur ndërhyrja e policisë, që ajo të mos ndërmerrte veprimin fatal.
Uniformat blu, të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas sinjalizimit të fqinjëve të gruas, kanë arritur ta bindin atë të zbresë dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat, ku po pyetet për shkaqet që e kanë çuar drejt këtij veprimi.
Sipas fqinjëve, gruaja 39-vjeçare kishte shfaqur shenja depresive kohët e fundit.