E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Investimet e huaja, në 4 muaj 20% më shumë

Kryeministri, Sali Berisha

Sot mbledhje e qeverisë për zhvillimin ekonomik. 4 muajt e parë, investimet e huaja u rritën me 20% më shumë se në 2011. Është rritur punësimi. Janë licencuar 420 biznese të reja. Ekonomia shqiptare është vlerësuar si e qëndrueshme, gjë e rrallë në rajon.

TIRANË Në mbledhjen e sotshme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha i mëshoi zhvillimit ekonomik të vendit në këtë gjysmë të parë të vitit 2012. Sipas tij, në 4 muajt e parë, investimet e huaja u rritën me 20% më shumë se në vitin 2011. “Është rritur punësimi. Janë licencuar 420 biznese të reja. Me fluksin në rritje të investimeve të huaja është tërësisht e sigurt që rritet në mënyrë proporcionale dhe të ndjeshme punësimi i qytetarëve shqiptarë. Ekonomia jonë është e qëndrueshme, gjë që nuk ndodh në rajon.

Suksesi, nga biznesi  dhe kthimi i emigrantëve

Analistët e lidhin këtë më kthimin e emigrantëve. Nuk përjashtohet mundësia, por e rëndësishme është që këto biznese përhapen, pasi ka klimë miqësore ndaj biznesit, u shpreh kryeministri.

Më tej shpjegoi se është pikërisht biznesi faktori më përcaktues për përballjen me krizën. Kjo krizë shumëplanëshe do vazhdojë, ndaj është në detyrimin tonë të shqyrtojmë çdo aspekt të saj, për tiu përgjigjur me masat më të përshtatshme, që e mbrojnë dhe garantojnë rritjen ekonomike. Ky duhet të jetë qëllimi kryesor i veprimtarisë sonë dhe ka qenë i tillë. Por edhe pse me ndikimet e pamohueshme të krizës, sipas kryeministrit, sërish rritja në Shqipëri ka mbetur 4 herë më e madhe se rritja mesatare e rajonit.

Për shqiptarët, fatura të lira energjie

Çfarë masash do të marrim për të konsoliduar liritë ekonomike? Potencialet janë më të mëdha. Le të bëjmë gjithçka, që atë sukses që kemi arritur në fushën e energjitikës, ta shënojmë dhe në fusha të tjera, tha Berisha.  Duke përmendur se koncensionet në fushën e energjitikës janë nga pasuritë më të mëdha të këtij vendi, Berisha shtroi pyetjen, se si do tia dalim që dhe në fusha të tjera të kemi të njëjtin sukses. Janë të shenjuara në kujtesën e medias sulmet ndaj koncensioneve të energjisë, ndërkohë që ato shkëlqejnë, punësojnë çdo ditë e më shumë qindra e mijëra shqiptarë. Po hedhim bazat që shqiptarët të marrin çmimet më të arsyeshme të energjisë”.

Në sukses, Berisha përmendi edhe një faktor tjetër të rëndësishëm; rritjen e madhe të prodhimit, në fruta, zarzavate dhe sektorë të tjerë. Ky stabilitet ekonomik dhe ruajta e rritjes ekonomike, janë rezultat tërësor i reformave të thella që ka marrë qeveria dhe prej investimeve kolosale në infrastrukturën e vendit. Çdo rrugë që hapet është kanal mushkëror i tregut.

Telefoni dhe internet më të lirë

Më pas, kryeministri trajtoi shërbime si telefonia dhe interneti, duke shënuar edhe në to progress. “Sot qytetarët  paguajnë 3-4 herë më pak në telefon krahasuar me 2005-ën. Interneti nga 4.8 % sot është mbi 60%. Dha edhe lajmin se së shpejti do të hapen 1200 qendra interneti pa pagesë në gjithë vendin. Ne do bëhemi ndër vendet e pakta në botë që do japim internet falas, e këtë e bëjmë për rininë shqiptare.  Do harrohen çmimet e larta të internetit nëpër shtëpi, shumë shpejt, në interes të qytetarëve shqiptarë”. Nuk harroi t’i kundërvihet edhe liderit të opozitës, Rama: “Jam fatlum për këto reforma. Rezultatet e tyre nuk mund të bllokohen. Zoti Rama bllokon gjithë vendin. Për të, konsensus do të thotë bllokim.

/M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›