Mbi 80% e investitorëve gjermanë, të kënaqur me Shqipërinë

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Holtkemper
U shpreh ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Muller Holtkemper, gjatë forumit të sotshëm ekonomik gjermano-shqiptar.
TIRANË – Falë një raporti që ne kemi bërë, se si investitorët gjermanë ndihen në Shqipëri dhe cilat janë pritshmëritë e tyre, mbi 80% e investitorëve gjermanë janë shprehur se ndihen të kënaqur me Shqipërinë, tha në fjalën e saj ambasadorja, Carola Muller Holtkemper.
Sigurisht, kanë ndjerë edhe shqetësimet që ka pasur ekonomia, por ata ndihen më shumë të sigurt për kompanitë, tregun e tyre në përgjithësi. Shumica e tyre mendojnë se do të kenë përmirësim më të madh të produkteve dhe punësim më të lartë në të ardhmen.
Por duhet shtet ligjor, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por problem është edhe rimbursimi i TVSH-së. Këto janë disa probleme që mund të trajtohen midis miqve dhe kjo konferencë është një rast i tillë, ku ne mund të punojmë së bashku rreth këtyre boshllëqeve, shtoi Holtkemper. Nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe u bë e ditur se është arritur shmangia e taksimit të dyfishtë, shumë i rëndësishëm për komunitetin e biznesit.
Ne do të përkrahim gjithmonë ambiciet e Shqipërisë për tu bërë anëtare e BE-së. Të arrijë në nivelin që presin të gjithë, përfundoi ambasadorja gjermane.
/M.A./