E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mundësia për statusin është zvogëluar dramatikisht

Edi Rama

Lideri i opozitës në Shqipëri. Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në Bruksel ku është takuar me kryeministrin e Belgjikës, Elio Di Rupo dhe me përfaqësues të Drejtorisë për Zgjerimin në Komisionin Evropian.

Megjithëse, zyra e shtypit, pranë Partisë Socialiste, ende nuk ka asnjë njoftim për këto takime, vetë kreu i saj shprehet në rrjetin social Tuiter se ka marrë mesazhin e qartë se procesi i zgjedhjes së presidentit ka dëmtuar shanset për marrjen e statusit kandidat për BE.

Mesazhi i njëjtë dhe i qartë: Me zgjedhjen e njëanshme të presidentit u humb një shans për ta rritur mundësinë e marrjes së statusit në BE, shkruan Rama. PS do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje edhe pse mundësia për statusin u zvogëlua dramatikisht. Reforma Zgjedhore domosdoshmëri për më tej, vazhdon kreu i PS-së. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›