Kërcënohet me jetë kreu i Gjykatës së Vlorës, arrestohet autori

Artur Malaj
Kreu i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj është kërcënuar me jetë. Policia e Vlorës ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp mbi këtë ndodhi duke bërë të ditur se Malaj ka marrë mesazhe kërcënuese.
Sipas policisë kërcënuesi quhet Mentor Mustafaraj. Shkak për këtë ë3shtë bërë një çështje pronësie. Ndërkohë policia ka vënë sot në pranga Mustafarajn.
Denoncimi për kërcënim është bërë me 10 qershor dhe në ditët në vijim policia ka ruajtur nga afër gjyqtarin Malaj. Pas hetimeve dhe dokumentimit të kërcënimit, policia ka bërë kallëzimin penal për 58-vjeçarin me akuzën Kanosja e Gjyqtarit, duke rrezikuar dënim me gjobë deri në tre vjet heqje lirie. /A.Peçi/