E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Basha viziton Leka Zogun në spital

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vizitoi trashëgimtarin e Fronit të Mbretërisë Shqiptare, Leka Zogu I në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Familja Mbretërore bëri të ditur se gjatë bisedës me Leka Zogun I, Basha theksoi se sapo ishte kthyer nga një vizitë zyrtare në vendet e Mesdheut dhe menjëherë pas mbërritjes në Rinas kishte vendosur të vizitojë Mbretin në spital për t'i shprehur personalisht urimet e tij për shërim sa më të shpejtë.

Basha shprehu gatishmërinë e tij dhe të stafit të Bashkisë për të qenë afër nevojave të Mbretit Leka I dhe të familjes mbretërore gjatë kohës së qëndrimit të Mbretit Leka I në spital.

Mbreti Leka shprehu bindjen se vizita e Kryetarit Basha në Mesdhe ka qenë padyshim e suksesshme dhe se Bashkia e Tiranës dhe qytetarët e saj e kanë tashmë të qartë angazhimin serioz të Kryetarit Basha në dobi të interesave të qytetit dhe qytetarëve. Gjithashtu, Mbreti Leka I i uroi suksese të mëtejshme Kryetarit Basha.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›