E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet i dënuari me 18 vjet burg, vrau në 1994

TIRANË- Arrestohet i shumëkërkuari për vrasje Qamil Petmarku. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini bëri me dije se Petmarku kërkohej pasi akuzohet se në vitin 1994 ka vrarë shtetasin Ibrahim Lleshi në Mat.

44-vjecari Marku ishte dënuar në mungesë me 18 vjet heqje lirie, për veprën penale të vrasjes me dashje.

“Ngjarja për të cilën akuzohet i kërkuari, ka ndodhur më datë 18 shkurt të vitit 1994 në fshatin Gjocaj të Rrethit të Matit, ku i kërkuari Qamil Pepmarku në ambjentet e një lokali ka qëlluar me armë të ftohtë thikë shtetasin Ibrahim Lleshi”,- deklaroi Katragjini.

Arrestimi i tij u krye nga forcat e komisariatit numër 1 në Tiranë. I kërkuari kishte arritur të qëndronte i fshehur për vite të tëra pa u vënë re nga forcat e policisë.

OPERACIONE TË TJERA
Polcia e Tiranës njoftoi paraditen e sotme një sërë operacionesh të kryera me sukes.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini në një deklaratë për mediat njoftoi se seksioni kundër narkotikëve, ka arrestuar një të kërkuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Kështu është arrestuar 32-vjeçari Selim Goduni pasi gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, duke e akuzuar për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit të koduar "Tuneli" policia e Tiranës ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal me tendencë vjedhjet e automjeteve. Në pranga të bluve kanë rënë shtetsit Ermal Laçi 22-vjeç, Jonuz Hoxha 24-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Xhavit Beraj 34-vjeç dhe Vilson Laçi 38-vjeç.

Katragjini bëri me dije se shtetasit e lart përmendur janë autor të vjedhjeve të një sërë vjedhjesh të automjeteve të ndodhura në kohë e vende të ndryshme në kryeqytet e rrethe të tjera të Shqipërisë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›