Themelohet “Aleanca e grave dhe vajzave Kuq e Zi”
TIRANE - Themelohet “Aleanca e grave dhe vajzave Kuq e Zi”, pjesë e strukturës së “Aleancës Kuq e Zi”, ku janë anëtarësuar qindra gra e vajza nga të gjitha trevat shqiptare.
Mësohet se kryetare e përkohshme e aleancës u zgjodh Florentia Xheko, e cila është një personalitet i njohur në botën e biznesit.
Aleanca bëri të ditur se do të vijojë përpjekjet për depolitizimin e familjeve dhe shoqërisë shqiptare dhe u bëri apel nënave të mësojnë fëmijët e tyre të duan Shqipërinë dhe jo patinë.
“Aleanca Kuq e Zi” u bëri thirrje nënave shqiptare në emigrim që të mësojnë fëmijët e tyre të flasin shqip.
(er.nu/BalkanWeb)