Itali, burri zbulon tradhtinë e gruas pas 60-vjetësh, divorcohen
ROMË- Një çift italian ndahen pas 77 vjetësh. Shkak për këtë është bërë një lidhje jashtëmartesore e gruas, para 60 vitesh. Burri e zbulon rastësisht nga një letër dhe vendos t’i japë fund lidhjes gati një shekullore.
Antonio C i lindur në vitin 1912 me origjinë nga Olbia, T. dhe Rosa, e lindur në vitin 1915 në Napoli, kanë vendosur të ndahen, pikërisht për shkak të letrës që ajo i shkroi të dashurit të saj, më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Lajmi është bërë i ditur për mediat italiane nga avokatët Giacinto Canzona dhe Anna Orecchioni, të cilët po merren me procedurat e divorcit ndërsa shprehen se kjo histori duket tamam si një përrallë e kohëve të shkuara, por pa një fund të lumtur.
Antonio dhe Rosa u njohën në vitet tridhjetë, kur polici i bukur, u transferua në Napoli në vitet e vështira midis dy luftërave. Ata i thanë “po” njëri-tjetrit nëfillim të vitit 1934, ndërsa vite më vonë u gëzuan me lindjen e pesë fëmijëve dhe nipërve e mbesave të shumta.
Teksa prisnin të kalonin bashkë ditët e fundit të jetës, magjia thyhet. Antonio duke rregulluar sirtarët e një bufeje të vjetër gjen letrën e fshehur, që gruaja i kish shkruar të dashurit të saj në vitet ’40-të. Rosa pranoi gjithçka përballë skenës së xhelozisë së të shoqit, e kështu mori fund edhe sekreti i mëkatit, që jetoi me të përgjatë 60 vitesh.
Edhe pse mosha ka kaluar Antonio ka ruajtur karakterin impulsiv dhe xheloz, ai nuk e fal tradhtinë e gruas, shkruajnë mediat italine. Në vitin 2002 ai largohet nga shtëpia duke jetuar ca kohë tek djali i madh, pastaj kthehet në shtëpi dhe nis të grindet me gruan për çdo gjë, deri para dy javësh ku të dy sëbashku marrin vendimin ti drejtohen gjykatës së Romës për tu divorcuar.
(Përshtati Matilda Arapi/BalkanWeb)