Athine, 4 shqiptarë nën pranga për trafik droge
Në banesat e tyre, sipas policisë greke, u sekuestrua një sasi prej disa kilogramësh heroinë dhe disa kilogramë bimë narkotike mariuanë.
ATHINE- Policia greke ka shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës duke arrestuar katër shtetas nga Shqipëria.
Sipas policisë greke, tre anëtarë të një familje shqiptare me banim në Athinë dhe një shtetas tjetër po nga Shqiperia janë vënë në pranga për transportim dhe shpërndarje të drogës. Në banesat e tyre, sipas policisë greke, u sekuestrua një sasi prej disa kilogramësh heroinë dhe disa kilogramë bimë narkotike mariuanë.
Policia greke tha se rrjeti greko -shqiptar po hetohej prej kohësh për trafik droge në një nga lagjet më të pasura të Athinës. Burimet zyrtare të policisë greke pohojnë se nga hetimet e para lënda narkotike futej nga kufri shqiptar përmes Pikës së Kapshticës në Juglindje të Shqipërisë. Trafiku i lëndëve narkotike në kufirin shqiptaro - grek është nga format më të përhapura kriminale.
(s.g/VOA/BalkanWeb)