Berisha takon presidentin Obama
Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit Obama kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë pritje dhe për takimin e ngrohtë me Presidentin Obama.
Nga ana e tij, Presidenti Obama e përshëndeti përzemërsisht Kryeministrin Berisha dhe u shpreh se në Cikago, ku ai kishte punuar për një kohë, kishte pasur rastin të takohej e të punonte me disa shqiptarë dhe kishte nga ta mbresat më të mira. Kryeministri Berisha u shpreh se të gjithë shqiptarët presin me padurim dhe me shumë kënaqësi një vizitë të Presidentit Obama në Shqipëri, në çdo kohë të mundshme për axhendën e tij.
“Ju, zoti President do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim,”- u shpreh Kryeministri Berisha. Presidenti Obama tha se do të shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri.
Zonja Mishel Obama gjithashtu u shpreh se ajo e priti me shumë kënaqësi këtë ftesë për të vizituar Shqipërinë dhe se do të nxiste bashkëshortin e saj që ta bënte këtë. Një takim të përzemërt Kryeministri Berisha pati gjatë darkës edhe më këshilltarin për Sigurinë Kombëtare në Presidencën Obama, Gjeneralin James Jones, me të cilin u diskutua mbi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri. Kryeministri Berisha e ftoi Gjeneralin Jones të vizitojë Shqipërinë dhe ai e pranoi me kënaqësi ftesën.
Në këtë pritje, Kryeministri u takua me Kryeministrin e Holandës Balkenende dhe diskutoi me të rreth reformave të ndërmarra për integrimin e vendit në BE, kërkoi mbështetjen e Holandës në këtë proces, duke shprehur bindjen e tij se ky proces duhet bazuar në meritat dhe performancës për çdo vend. Kryeministri Berisha e ftoi atë të vizitojë Shqipërinë dhe Kryeministri Balkenende u shpreh se do të vizitojë vendin me një delegacion me përfaqësues të biznesit holandez.
Gjatë kësaj darke, Kryeministri Berisha u takua dhe bisedoi mbi Samitin e ardhshëm të Kopenhagenit me Kryeministrin e Danimarkës si dhe me Kryeministrin e Suedisë, me të cilin diskutoi gjerësisht mbi procesin e integrimit dhe heqjen e vizave për Shqipërinë, duke marrë mbështetjen e plotë të Kryeministrit Suedez në këtë drejtim.
Një takim, Kryeministri Berisha zhvilloi edhe me Presidentin e Serbisë Boris Tadic, me të cilin u ra dakord që me përpjekjet e përbashkëta të intensifikohen marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe të ketë shkëmbim të vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve. Në këtë pritje, Kryeministri pati rastin të takohet edhe me Presidentin e Zvicrës, me atë të Panamasë dhe me shume kryetarë shtetesh e qeverish të pranishëm. Këto takime, u zhvilluan gjatë një darke të shtruar nga presidenti amerikan.