E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ja pse kutitë nuk mund të hapen



Unë i dhashë një përgjigje dje, por mund të them se më ngjajnë si shpërthimet e një njeriut në klimankth, asgjë më shumë. Si një njeri që fabrikon dhe beson gënjeshtrat e tij. Megjithëse unë dje në Parlament bëra një ekspoze të gjatë të këtyre çështjeve, sot nuk do ndalem kaq gjatë. Këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje të bekuara, të bekuara së pari nga qytetarët shqiptarë që morën pjesë më shumë se asnjëherë tjetër. Këto zgjedhje kanë qenë të bekuara sepse janë zgjedhjet e para, të cilat u certifikuan në unanimitet nga mbi 20 mijë komisionerë të opozitës shqiptare, të cilët në punën e tyre të përgjegjshme ligjore nuk konstatuan asnjë shkelje ligjore dhe nuk vendosëm as vërejtjen më të vogël për procesin e numërimit dhe administrimit. Këto zgjedhje u bekuan nga media shqiptare, të cilat pavarësisht nga diversiteti i tyre, unë u njoh një meritë historike për kontributin që ato kanë dhënë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Të mos harrojmë raportet e tyre nga katër anët e Shqipërisë. Cilat ishin raportet e tyre për zgjedhjet e 28 qershorit? Ato janë të bekuara pavarësisht se kush media punonte, u konstatua se nuk ka pasur shkelje. Këto zgjedhje u certifikuan për herë të parë në unanimitet nga KQZ-ja. U certifikuan nga Kolegji Zgjedhor. Zgjedhjet e 28 qershorit kanë pasur certifikimin më të madh në historinë e vendeve, sepse ndodhën në një moment historik. Këto zgjedhje u certifikuan nga Watchdog-u ndërkombëtar nga 50 e ca vëzhgues, të cilët konkluduan se zgjedhjet në Shqipëri kanë përmbushur standardet. Ata deklaruan se nuk pati të dhëna manipulime. Ky ishte verdikti i atyre që vëzhguan zgjedhjet që përfaqësonin asamblenë parlamentare, ODHIR, Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Asamblenë Parlamentare të KE-së, si dhe Parlamentin e Evropës. Këto zgjedhje Edi Rama u përpoq t’i damkosë, kam një mori me prova, i dërgoi dhe ishin falsitete. Ndaj dhe u konkludua me gjakftohtësinë më të madhe, nuk ka të dhëna për manipulime në rezultat dhe numërim të parregullt. Zgjedhjet u certifikuan nga kryesia e radhës e BE-së nga Komisioni Evropian, që të gjithë theksuan se zgjedhjet plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së. Të gjithë theksuan se ishin zgjedhjet më të mira që ka bërë vendi, jo vetëm kaq, por rezoluta historike e 16 nëntorit e futi Shqipërinë në listën e bardhë. Zgjedhjet u certifikuan nga qeveria e SHBA-së, që me përfaqësuesin e saj në Vjenë deklaruan se zgjedhjet ishin të mira dhe i kërkoi opozitës të kthehet në Kuvend. Zgjedhjet morën certifikimin më absolut. Të gjithë theksuan se ishin zgjedhjet më të mira që ka bërë vendi, jo vetëm kaq, por rezoluta historike e 16 nëntorit, kur Këshilli i Ministrave pranoi kërkesën për vend kandidat të Shqipërisë. Asnjë qeveri e vendeve anëtare nuk do pranonte kurrë të jepte votën e vet në rast se zgjedhjet nuk do kishin pasur certifikimin më të madh. Parlamenti Evropian nuk do ta ndërmerrte kurrë rezolutën që mori në rast se zgjedhjet nuk do ishin të lira.

Zgjedhjet janë certifikuar nga Kolegji Zgjedhor. Zgjedhjet e 28 qershorit kanë pasur certifikimin më të madh në historinë e zgjedhjeve të një vendi. Pse?

Sepse ndodhën në një moment të caktuar, historik për vendin. Ato u certifikuan nga Watchdog-u ndërkombëtar, me 5 qind e ca vëzhgues, rast shumë i rrallë, i cili konkludoi se zgjedhjet në Shqipëri kanë përmbushur standardet kryesore të OSBE-së dhe se nuk pati manipulime, nuk pati të dhëna për manipulim të rezultatit apo për numërim të parregullt. Ky është vlerësimi i ekspertëve që vëzhguan zgjedhjet dhe që përfaqësoi Asamblenë Parlamentare të OSBE/ODHIR-it, Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Asamblenë Parlamentare të KE-së, si dhe Parlamentin Evropian. Është i jashtëzakonshëm. Këto zgjedhje, Edi Rama u përpoq t’i damkosë, kam burime dhe prova, tha për dhunime. Silli i thashë zotëri provat, i dërgoi, ishin të gjitha falsitete. Ndaj dhe u konkludua me gjakftohtësinë më të madhe, nuk ka të dhëna për manipulim rezultati dhe numërim të parregullt. Zgjedhjet u certifikuan nga kryesia e radhës së Bashkimit Evropian, nga Komisioni Evropian, nga Parlamenti Evropian, që të gjithë theksuan se zgjedhjet plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së, që të gjithë theksuan se ishin më të mirat që ka bërë vendi, dhe jo vetëm kaq, por ishte dhe rezoluta historike e Parlamentit Evropian, për të nxjerrë Shqipërinë në listën e bardhë. Zgjedhjet u certifikuan nga qeveria e SHBA-së, e cila me përfaqësuesit e saj në Vjenë, përshëndeti qytetarët shqiptarë për zgjedhjet, legjitimitetin e Parlamentit shqiptar dhe i kërkoi opozitës të kthehet në Parlament. Të gjithë këta faktorë të tjerë që përmenda kanë kërkuar kthimin e opozitës në Parlament. Zgjedhjet morën certifikimin më absolut, në datën 16 nëntor, kur qeveritë e 27 vendeve anëtare në unanimitet të plotë votuan për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. As edhe një qeveri e vetme anëtare e BE-së nuk do pranonte kurrë të jepte votën e vet në rast se zgjedhjet do të kishin pasur efekt të kundërt. Parlamenti Evropian nuk do merrte kurrë rezolutën që ndërmori në rast se zgjedhjet do ishin të manipuluara. Komisioni Evropian nuk do të merrte kurrë hapat që mori në rast se zgjedhjet do kishin pasur problematikë. Pierre Mirel nuk do vinte kurrë në Shqipëri, me hap të shpejtë për pyetjet, në rast se zgjedhjet nuk do ishin ato që kanë qenë. Zgjedhjet kanë marrë një certifikim shumë të madh, më të madh në historinë e këtij vendi, unë kam 20 vjet në politikë, në këtë mandat kam marrë mesazhet më të ngrohta, më miqësore, në tërë jetën time, nga të gjithë kryetarët e shteteve dhe qeverive të botës. I bindur të jesh, se një Kryeministër që ka qoftë dhe një minimizim, problem legjitimiteti, unë nuk i drejtohem atij kurrë. Zgjedhjet nuk i pranon një njeri dhe ky është Edi Rama. Ky më thotë mua të hapim kutitë, pasi ka përzgjedhur vetë dhe unë kam qenë dakord me sistemin zgjedhor, ka përzgjedhur vetë dhe e ka shkruar me dorën e tij ligjin zgjedhor, ka shkruar në ligj se rinumërimi i votave bëhet sipas nenit 116 dhe 118 vetëm, kur ka kundërshtim gjatë procesit të numërimit. Çfarë do të thotë kjo? Kur nuk bien dakord, le ta zëmë se komisioni është shumicë e Partisë Demokratike, atëherë kanë të drejtë socialistët të thotë se unë s’jam dakord. Në këtë rast, e drejta e rinumërimit është e patjetërsueshme. Por, duke qenë se 20 mijë komisionerë nuk kanë bërë as shënimin më të vogël, zoti Rama tha se ata s’kanë pasur integritet.

Mos ia keni blerë ju komisionerët, siç pretendon edhe zoti Rama?

Si mund të blihen komisionerët? Të dalë të më thotë një, një komisioner socialist, të thotë që mua më janë afruar para. Qëllimi ishte zgjedhje të lira, qëllimi më madhor, ndër më kryesorët të jetës sime. Vetë ramë dakord për komisionet, vetë ramë dakord për kolegjin, të dy ne ishim dakord që ankesa të shqyrtohet në KZAZ, që ankesa të shqyrtohet në KQZ, që ankesa, që ishin nivelet ligjore politike, të shqyrtohen edhe në kolegj. Nuk shkruam që të shqyrtohet pas kolegjit, edhe unë, edhe ai bashkë, si kryegjykatësit e këtij vendi. Çfarë më propozon? Më propozon që të shqyrtojmë vendimin e gjykatave. Çfarë thotë gjykata? Mashtroi do thonë, nuk e ka trajtuar gjykata, thotë çështjen në themel. Jo mor zotëri, të shkojë të lexojë vendimin e Beratit. Gjykata e ka trajtuar në themel dhe thotë, rinumërim votash nuk mund të bëhet në rast se nuk ka kundërshti. Thotë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur kërkesën e të dy komisionerëve, nuk mund të ketë rinumërim, pa pasur kundërshti gjatë procesit të rinumërimit. Prapë më thotë, s’ka rëndësi ta shkelim vendimin. Po si mund të shkelen vendimet?! Në rast se unë shkel vendimet e gjykatës këtë radhë, ai e di që shqiptarët s’do të kenë zgjedhje ndonjëherë tjetër. Sepse s’do ketë më gjykatës, i cili i mirë, i drejtë, i ndershëm, i pandershëm, në të gjithë botën është pranuar. Kështu që, kërkon të heqë gurin e themelit të vërtetës. Gjykata Kushtetuese, në vitin 2003, jo vetëm që nuk lejoi hetim parlamentar për probleme të gjyqësorit, por ndalon në mënyrë eksplicite, Parlamentin dhe komisionet e Parlamentit që të artikulojë qëndrime zyrtare ndaj vendimeve të gjykatës apo gjykatave në tërësi. Individi, thotë gjykata, mund ta bëjë, komisioni parlamentar nuk mund ta bëjë, sepse, kjo thotë gjykata, është ndërhyrje në sistemin e gjyqësorit. Kam takuar gjatë gjithë këtyre muajve me qindra personalitete nga më të rëndësishmet në botë, në mënyrë kategorike, absolute, kanë vetëm një mesazh: kjo kërkesë nuk mund të pranohet për asnjë çmim dhe unë kam bërë një ofertë.

Këta e dënojnë, por ju kanë kërkuar dialog. A ka një përpjekje nga ana juaj për dialog?

Po të hyjë në Parlament, pa diskutim. Kanë kërkuar dialog, por kanë kërkuar që të hyjnë në dialog që të gjithë qeveritë e botës. Jo thotë ky, hap kutitë, se ky nuk është vetë në Parlament. Ka një rëndësi tjetër madhore, të cilën unë shumë shpejt do t’ua faktoj shqiptarëve një për një. Arsyeja e tij madhore qëndron në aleancën punisto-mafioze, por ky është një problem. Ndërsa, kërcënimet e tij, më vjen keq t’i përgjigjem në këtë mënyrë, por më duken si budallallëk i madh, nuk i marr për të rëndësishme. I them kontesto sa të duash, dola i përshëndeta protestuesit, prapë do i përshëndes, s’kam asnjë problem me ata, problemin e kam me një njeri, të cilin e gënjen mendja se meqë nuk e mori dot karrigen me votë, mund të marrë karrige me protesta. I ka bërë hesapet shumë gabim.

Tashmë si kryetar bashkie, bashkë me disa vendorë socialistë, zoti Rama po akuzon qeverisjen tuaj për shkelje të pavarësisë së tyre. Ky është edhe si një ultimatum tjetër pas...

Procesi i decentralizimit dhe i bashkëpunimit me pushtetin vendor është një proces konstant. Do u japim përgjigje autoriteteve përkatëse, të ultimatumit të tyre, atij seksioni të tyre. Një gjë dua të siguroj, se politika fiskale është një mandatim i sovranit, për një qeveri me taksa të ulëta dhe asgjë nuk më imponon mua për rritjen e taksave, sikundër qindarkë për qindarkë do t’u kompensohet çdo pasojë e uljes së taksave nga buxheti qendror. Për këtë kam qenë, e kam bërë të parën dhe do ta bëj. Jam shumë krenar se Bashkisë së Tiranës krahasuar me 2008 i janë rritur rreth katër herë financimet, tek të gjitha këto bashki, madje në këtë partneritet ne absolutisht nuk kemi parë asnjë interes tjetër përveçse interesin e qytetarëve dhe të drejtuesve të atyre bashkive, që në tërësi në bashkitë e mëdha janë socialistët. Kam shkuar në Berat, e kam gjetur bulevardin e Beratit gropa-gropa, e kam gjetur Beratin të ndarë më dysh, sot në Berat hyn me një nga hyrjet më moderne, të tëra investim të qeverisë. Sepse ka një rregull, aty ky fillon bashkia është rrugë kombëtare, jo i kam thënë ministrit Olldashi, do bëjmë hyrjet më të bukura, për Fierin, kemi bërë për Beratin, Kavajën. Pra, le të ulemi pak të shohim investimet, kemi bërë në Vlorë, apo që janë absolutisht fondet që janë dhënë në Korçë, po përfundojmë unazën e Korçë, është bashki socialiste Korça dhe s’kemi bërë asnjë dallim. Ne kemi rritur nga 7.1 miliardë që merrte pushteti vendor në 22 miliardë dhe shkojmë rreth 39 miliardë këtë vit në kuadër të krijimit të fondit për zhvillimin e rajoneve. Duke i thënë të gjitha këto, në të vetmen pikë të atij peticioni, që jemi plotësisht dakord, do të ulem me ata dhe në rast se ata faktojnë se për shkak të lëvizjes së qeverisë ulen të ardhurat, ato do të hiqen, ato do të kompensohen me çdo qindarkë. Nuk kemi asnjë qëllim që të vështirësojmë shërbimin, infrastrukturën e atyre qyteteve, përkundrazi qëllimi është krejt tjetër, i mbështesim fuqishëm. Nëse janë për pika të tjera, që janë për familjen e Edi Ramës, këto janë të tjera.

Kohët e fundit janë publikuar një sërë skandalesh që kanë të bëjnë me trojet publike, lejet e ndërtimit, sidomos në kryeqytet. A është trajtuar kjo si një formë presioni që ju përdorni drejt pushtetit vendor?

S’ka asnjë formë presioni. Dje u kthye Aldo Bare nga Antalia, ka drejtuar bandën më të rrezikshme të vendit, janë dhjetëra të vrarë, por do të garantoj se nuk është i vetmi. Mafia e tokës, ka dhe Aldo Bare të tjerë, dhe unë këto do i përmbledh një nga një. Në mënyrë të përsëritur para mediave kam deklaruar, se në çështjen e pronësisë jemi hasur me një mal “Dajti” falsifikimesh, kjo është e vërteta. Por ajo që më inkurajon shumë është fakti se beteja me falsifikime me shtetin është betejë e humbur. Natyrisht do kohë, unë mbi bazën e falsifikimit, dy vjet më parë kam marrë vendim qeverie, sapo u zbuluan dokumentet që asgjësonin tërësisht falsifikimin, unë mora vendimin e qeverisë dhe natyrisht do bëhen përgjegjës ata që kanë dorë. Falsifikimi, përvetësimi i trojeve, i tokave, është krimi më gjigant, i rëndë sa Dajti, që është kryer në këtë vend nga njerëzit e pushtetit. Në tërësi klanet mafioze të lidhura me pushtetin. Kam deklaruar, a ishte momenti të merresha para zgjedhjeve me to? Jo, unë kam bërë fushatë pozitive, zoti Rama i ka lejuar vetes të shpifë, të trillojë, të shajë gjatë gjithë ditëve, të ndërtojë fushatën më negative, me një këshilltar famëzi, që është demoni i negativiteteve, unë s’kam lëvizur nga pozicioni im, fushatë pozitive. Pjesën tjetër, unë do të prisja rezultatin e zgjedhjeve, Watchdog-un, unë do të prisja vlerësimin e OSBE/ODHIR-it për zgjedhje, nuk doja unë që të krijoj alibinë e kutisë, apo alibinë e zgjedhjeve. Tani, i nderuar zotëri, atë që deklarova se mafies me darët e ligjit do t’i shkulen rrënjë e dhëmballë dhe zotit Rama i erdhi rëndë, do t’i them jo vetëm atë por edhe nofullën do i shkul me darët e ligjit. Në mënyrë absolute kjo qeveri do të bëjë çdo gjë, që kush ka pronë publike të vjedhur të mos e gëzojë. Ajo është vetëm një hapësirë e vogël, shumë shpejt do të dalë qoshe pas qoshe. Do të jap vetëm një shembull.

Kjo nuk është vetëm në Tiranë?

Jo, jo, kjo është kudo. Po të jap vetëm një shembull, autoritetet pushtuese italiane kanë respektuar gjithnjë kodin civil që kanë pasur dhe kjo është e njohur universalisht. Blejnë pronën në iks territor, është ngjarje reale kjo. E blejnë dhe i japin pronarit paratë. Falsifikatorit i lind ideja për ta marrë tokën. Hap gjyqin dhe thotë se tokën ja bleva përsëri Anjelit. Po si ja bleve? Në vitin 1952, Xhani Anjeli erdhi në Shqipëri dhe unë i dhashë napolona, mori shkroi dokumentin, por harroi ta shkruante me G e shkroi me D, dhe më kujtohet sa e kishte rishit Anjeli tokën që kishte blerë vetë. Kemi të bëjmë me një mal falsifikimesh, nuk është vepër e njerëzve të thjeshtë, në tërësi është e klaneve mafioze të lidhura me pushtetin mafioz. Dhe unë i siguroj shqiptarët se jam më i vendosur se kurrë t’i shkoj deri në fund këtij problemi. Mafia meriton ligjin, darët e ligjit, gërshërët e ligjit, forcën e ligjit dhe këtë do të ketë.

Më 8 dhjetor, ju keni paralajmëruar një festë të madhe, të cilën disa media por edhe opozita e ka cilësuar si një përpjekje për antimiting. Çfarë e bën të veçantë këtë ditë?

Vetëm mendësia staliniste, vetëm ata që kanë ide staliniste mund ta konsiderojnë antimiting. M’u rikujtua 8 dhjetori i vitit 1990, në 8 dhjetorin e vitit 1990 e patën shpallur antimiting, na quajtën mitingashë, nuk lanë etiketë pa na vënë, por është një ditë e lavdisë së rinisë shqiptare. Ajo është një ditë, ndër më të mëdhatë në historinë e këtij vendi, atë ditë, në Berlin, në datën 9 nëntor e nderoi e gjithë bota e lirë. Është 20-vjetori i Rënies së Murit të Berlinit, për ne shqiptarët kjo ditë është 19 dhjetori i Rënies së Murit të Berlinit, dhe atyre që u vret sytë kjo ditë, i tmerron kjo ditë, të skuqen dhe të turpërohen sepse kjo është dita që na bëri të lirë, kjo është dita në të cilën, studentët liberatorë u përballën me kuçedrën e diktaturës më të egër në Evropë dhe në botë. Është një ditë që duhet ta festojnë të gjithë, ditë që duhet të bashkojë në idealin pluralist shqiptar. Se ku e kanë hallin, puna e tyre, është dhe Vaterloja e etërve të tyre. Ata duhet të shkëputen, ecim drejt Evropës. Dje, Edvin Rama e ka krahasuar me mitingun e 13 korrikut, ishin të gjithë ata që sot janë nën shpurën e Edi Ramës, ishte Namik Dokle, ishte i ati i Edi Ramës, ishte Skënder Gjinushi, ishte Xhelil Gjoni, i ati i deputetit, ishin të gjithë nomenklaturat që janë strukturat e Edi Ramës, e kanë vendosur ta rikujtojnë si Vaterlo, le ta rikujtojnë, ajo është dita e ngadhënjimit. Vërtet e ngadhënjimit të madh. Dita më mbresëlënëse e tërë jetës sime, sepse kishim një regjim, të cilin koha e ka njohur, 8 dhjetori do rikthejë kujtesën e shqiptarëve, lirinë e shqiptarëve, pluralizmin e shqiptarëve, të ardhmen evropiane të shqiptarëve. Të krahasosh 8 dhjetorin me mitingun e Ramiz Alisë për të ngritur Murin e Berlinit, krahason të pakrahasueshmen. Edi Rama nuk ishte më 8 dhjetor, as në 9 e as në 10, dhe kur miku im e nxori nga media, i thashë përse e nxore nga media, më tha, qelbej erë, ishte i palarë. Më pas më tha, ku ishte, ishte në Korfuz me një shok, kishte hapur ekspozitën, nuk mund të them gjë, por t’u bëj një lidhje gjërave, s’është se ka të drejtë, ka shumë të drejtë, që i duket si kundëraksion i Vaterlosë. Ne do ta festojmë, do ta festojmë fuqishëm, i ftojmë të gjithë shqiptarët.

Një pyetje të fundit, në pozicionin tuaj si kryetar i Partisë Demokratike, katër ditë pas kësaj feste ju do të mblidhni kongresin e PD-së. Ka filluar media me diskutimet lidhur me statutin, për ndarjen e posteve të partisë me qeverinë. Sa pro dhe kundër jeni ju ndaj saj dhe a besoni se do të ketë një rivalitet për pozicionin e drejtuesve në parti?

Së pari, më duhet të korrigjoj datën, kryesia ka vendosur të mblidhej në datën 12, por mund të ketë një shtyrje date për shkak të një obligimi madhor timin, megjithatë do ta shqyrtoj. 12 nuk mund të jetë. Për sa u përket kërkesave të tjera, ky kongres mblidhet me kurorën e fitores, u mblodh para zgjedhjeve për të shpalosur programin e Shqipërisë evropiane, mblidhet pas zgjedhjeve si kurorë fitoreje. Mblidhemi fitimtarë, diskutimet bëhen hapur, vendimet do të jenë tërësisht demokratike, në tërësi ajo çka do të them për Kuvendin e Partisë Demokratike, është Kuvendi i fitores. Jo më kot e lamë me dy faza, në rast se do kishim humbur zgjedhjet, sigurisht do bënte analizën e humbjes, tani kemi fituar, kemi fituar me dinjitet, kemi fituar me proces zgjedhor të lirë, na takonte ne, t’i jepnim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe hyjmë në këtë kongres më krenarë se kurrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›