E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ja sa shpërblime ndaj për këtë vit

TIRANE-Kryeministri, Sali Berisha ka bërë të ditur në mbledhjen e qeverisë shifrën e shpërblimeve me rastin e festave te fundivitti, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në bazë të vendimit, pensionistët do të marrin 25 mijë lekë të vjetra, punonjësit me rroga të ulëta në administratë do të marrin 150 mijë lekë të vjetra, ndërsa ata me rroga të larta do të marrin 100 mijë lekë të vjetra.

“Fondi do të jetë 15 milion dollarë, ndërsa do të mund të tërhiqen nga pensionistët dhe punonjësit e administratës brenda këtij viti ose në fillim të vitit që vjen, dmth në Janar”, u shpreh Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.
Vendimi futet sot në fuqi menjëherë.
Berisha për energjinë
Kreu i qeverisë është shprehur sot për shtrenjtimin që iu bë një ditë më parë cmimit të energjisë elektrike. Sipas Berishës rritja e cmimit të energjisë elektrike për 300 kwh e parë nuk është aq e madhe sa konsiderohet. “Rritja shumë e ulët për 300 kwh e parë, madje jo e përfillshme për industritë”, tha Berisha. Sipas tij rritja konsiderohet e madhe për institucionet buxhetore, pasi sic theksoi krydeministrie 70% konsumatorëve shpenzojnë 300 kwh. Deklarata e Berishes vjen nje dite pasi Enti Rregullator i Energjise miratoi rritjen e re te cmimit te energjise, mesatarisht me 13%.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›