E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan i dorëzon pyetsorin: Opozita të kthehet në Kuvend

Gjatë konferencës për shtyp, Lohan theksoi edhe një herë se është e rëndësishme që për integrimin, duhet të ketë dialog midis klasës politike shqiptare. 

“Ecuria e mëtejshme kërkon reforma të vështira. Këto reforma duhet të bazohen në konsensusin më të gjerë të mundshëm. Për këtë arsye, ne e themi edhe një herë që vendi për debatin politik është në Parlament. Për ta thënë në fjalët e këshillit të Bashkimit Evropian: BE i bën thirrje politikës në Shqipëri që të ndjekë një dialog konstruktiv brenda parlamentit”, u shpreh Lohan.  Për sa i përket pyetsorit, Lohan theksoi se KE-ja do të shikojë në hollësi përgjigjet e dhëna nga pala shqiptare.

Për sa i përket pyetsorit, Lohan theksoi se KE-ja do të shikojë në hollësi përgjigjet e dhëna nga pala shqiptare. “Pyetsori është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet Shqipëri-BE. Ky është një tregues që Komisioni Evropian do të përpiqet të kuptojë në mënyrë të gjithësishme për sa i përket përgatisjes së Shqipërisë”, vijoi ai.

Lohan shtoi se “Komisioni Evropian do t’i analizojë përgjigjet që janë dhënë. Po ashtu KE do të përpiqet të bëjë një vlerësim për ecuritë e prekshme në këto fusha dhe sigurisht bëhet fjalë për ato aspekte që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha tha se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, duke ftuar drejtuesin e opozitës, Edi Rama që ta përshëndes këtë moment. Duke folur për pyetsorin, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare do t’i përgjigjet me përgjegjësi, duke shtuar se përgjigjet do të jepen brenda këtij viti.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›