Kosovë, Sejdiu: FSK garanci e së tashmes dhe e së ardhmes së vendit
PRISHTINË- Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është garanci e së tashmes dhe e së ardhmes së vendit, tha presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, në një pritje, me rastin e festave të fundvitit, për komandën e kësaj force, të prirë nga komandanti, gjeneral-toger Sylejman Selimi.
Në pritjen e organizuar mbrëmë, ku ishin të pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Betler, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral-major Antonio Satta, dhe ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, Sejdiu tha se Forca e Sigurisë, gjatë vitit që po e lëmë pas, kanë bërë një punë të madhe në ecjen e tyre të ndërtimit si një mekanizëm i rëndësishëm i sigurisë së qytetarëve të vendit.
"Ne do të lëvizim në standardet e NATO-s duke besuar shumë se Kosova, në një kohë të afërt, do të jetë anëtare e NATO-s", tha presidenti Sejdiu duke e vlerësuar FSK-në si një mekanizëm të rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve të vendit dhe një partner të rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Presidenti Sejdiu, i cili është edhe komandanti suprem i FSK-së, tha se kjo forcë e Kosovës është një nga institucionet me peshë të veçantë, e cila i ka kapërcyer me sukses sprovat e para në karakterin shumetnik të saj, në përgatitjet e mira profesionale dhe njerëzore.
"Ju keni dhënë shenjat më të mira se jeni një formacion i garancisë së mirë për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, dhe si komandant suprem i FSK-së, ju premtoi juve, kuadrit komandues të FSK-së, gjithë mbështetjen e time, në çdo kohë, për zhvillimet e reja që do ketë FSK-ja", theksoi presidenti Sejdiu.
Gjithashtu, Sejdiu i falënderoi edhe të gjithë pjesëtarët e NATO-s, të cilët në sfida të vështira përpiqen për të mbajtur, ruajtur dhe zhvilluar proceset e paqes dhe të stabilitetit të përgjithshëm.
Ndërsa, komandanti i KFOR-it, gjenerali Bentler tha se mënyra se si është shtruar rruga e ndërtimit të FSK-së është shumë e mirë dhe e mençur dhe u shërben qëllimeve dhe objektivave të komandantëve të FSK-së dhe të vetë presidentit të vendit.
Gjatë pritjes, nga një fjalë rasti e mbajtën edhe ministri i FSK-së, Mujota, dhe komandanti, gjeneral-toger Selimi.
(d.b/BalkanWeb)