Mot i keq në veri, Tropoja nën borë, pa ujë e drita
TIRANE-Veriu është përfshirë nga moti i keq ku si pasojë e reshjeve të mëdha të borës të rëna gjatë orëve të fundit shumë komuna janë izoluar ndërsa në shumë akse rrugore ka patur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Tropojë
Situate e rënduar është raportuar për TVNews24 në rrethin e Tropojes, ku për shkak të rreshjeve të dëborës gjatë natës dhe ditës së sotme kanë shkaktuar dëmtime në telat që përcjellin energjinë. Kjo ka bërë që qyteti i Bajram Currit të jetë pa energji elektrike që mbrëmjen e kaluar. Sipas tij, mungesa e energjisë elekrike ka lënë edhe pa ujë të pishëm mbi 15 mijë banorë të qytetit e fshatrave përreth tij, gjë që ka bërë që banorët e qytetit të nisin ritualin e furnizimit me ujë të pijshëm në brigjet e Valbonës. Mësohet se po punohet për eliminimin e avarisë së rëndë në nënstacion, që parashikohet të përfundojë në orët e vona të natës së sotme, gjë që mund të normalizojë situatën, edhe pse rreshjet e dëborës vazhdojnë të bien me intensitet të lartë.
Aktualisht trashësia e dëborës në qytetin e Bajram Currit arrin në rreth 15 centimetra, ndërsa në zonat rurale ajo arrin në mbi 30 cetimetra, bëhet e ditur nga strukturat e prefekturës së Tropojës. Situata më e veshtirë paraqitet në rrethinat e Luginës së Valbonës. Si pasojë mbi 20 fshatra të rrethit tashmë janë të bllokuara dhe situata mund të përkeqësohet në orët e ardhshme, pasi rreshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dendur,në të gjithë rrethin pa pushim prej më shumë se 12 orësh.
Rreshjet e dëborës kanë shkaktuar edhe izolimin thuajse të menjëhershëm të shumë fshatrave të komunave të Lekbibajt e Margegajt ku trashësia e dëborës ka arritur në mbi 80 centimetra. "Për momentin nuk ka probleme, por situata si pasojë e rreshjeve të pandërprera mund të përkeqësohet, pasi akset rrugore që lidhin komunën me 3 fshatrat janë të bllokuara, ndërsa në Valbonë ndodhen 10 turistë të huaj që nuk mund të lëvizin",- tha kryetari i komunës së Margegajt Rexh Biberaj.
Pukë
Situate e rënduar nga rreshjet e borës shfaqet edhe në rrethin e Pukes, ku rreshjet janë në formën e akullit. Vështirësi të mëdha janë evidentuar në qarkullimin e automjeteve në vendin e quajtur, në Kroin e Zojës dhe në pjesën e Qafës së Malit ku trashësia ka arritur 15 cm. Deri tani nuk raportohen për bllokim të njësive vendore, por vështirësi janë hasur në qarkullimin e automjeteve në zonën drejt Iballës. Ndërkohë policia e qarkullimit rrugor të kësaj zone ka lajmëruar se do të marrin gjoba të gjithe drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë pa zinxhirë.
Dibër
Në qarkun e Dibrës rreshjet e dëborës janë zëvëndësuar me ato të shiut, duke bërë që të shkrijë edhe dëbora e rënë ditë më parë. Fatmirësisht në këtë zonë nuk raportohen komuna apo fshatra të bllokuar. Gjithsesi sipas korrespondentit të TVNews24, problematike mbetet komuna e Tërnovës në rrethin e Bulqizës, ku aktualisht dëbora ka trashësinë e 30 cm. Po ashtu edhe Komuna e Lurës në Peshkopi, por që akset rrugore aktualisht paraqiten të kalueshme.
Kukës
Situatë më pak e rënduar paraqitet edhe në Kukës, ku edhe këtu, rreshjet e borës janë zëvëndësuar me rreshjet e shiut ndërsa temperaturat janë rritur me disa gradë, duke kthyer në normalitet situatën në këtë rreth.
(d.b/BalkanWeb)