Tropojë, 20 fshatra bllokohen nga bora, mungon energjia
Informacionet më të fundit nga qyteti verior, bëhet e ditur se në qytetin e Bajram Currit dëbora arrin në rreth 15 centimetra, ndërsa në zonat rurale ajo arrin në mbi 30 cetimetra.
"Rreshjet e dëborës janë të dendura, gjë që ka bërë që mbi 20 fshatra të rrethit tashmë janë të bllokuara dhe situata mund të përkeqësohet në orët e ardhshme, pasi rreshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dendur,në të gjithë rrethin pa pushim prej më shumë se 12 orësh", deklaroi nënprefekti Syl Smajlaj.
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar edhe izolimin thuajse të menjëhershëm të shumë fshatrave të komunave të Lekbibajt e Margegajt ku trashësia e dëborës ka arritur në mbi 80 centimetra. Ndërkohë që moti i keq ka përfshirë këto zona, situata përkeqësohet për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Shkak është bërë një defekt në nënstacionin elektrik të rrjetit të tensionit të lartë. Mungesa e energjisë elekrike ka lënë edhe pa ujë të pishëm mbi 15 mijë banorë të qytetit të Bajram Currit e fshatrave përreth tij.