E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ja sa studentë të rinj pranohen sivjet

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se numri i studentëve që do të pranohen në universitetet publike të vendit në këtë vit të ri akademik do të jetë 23.534 studentë, në 181 degë dhe profile të tyre.

Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se kjo përbën një rritje të rëndësishme dhe hap të madh përpara në objektivitn e qeverisë. Madje kreu i qeverisë theksoi se parashikohet që në tre vitet që vijnë të arrijmë në 150 mijë studentë në shkollat publike e private.

Risia, sipas Berishës qëndron në faktin se krahasuar me një vit më parë janë rritur me 3 herë pranimet në shkencat e informacionit dhe teknologjisë së lartë. “Kjo rritje është e domosdoshme në kuadrin e ndërtimi të Shqipërisë dixhitale”, theksoi Berisha.

Kreu i qeverisë u ndal më pas dhe në hartimin e tekseve shkollore duke kërkuar cilësi tek to.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›