E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi për gratë shtatzëna, shtohen rastet e lindjeve me operacion Çezarian



Të dhënat nga Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), tregojnë një rritje alarmante të lindjeve me operacion në Shtetet e Bashkuara. Edhe një studim i kohëve të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në dukje se më 1 në 4 femra në Azi i lindin fëmijët me operacion çezarian. Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se lindjet me operacion janë duke u kryer shumë shpesh, duke vënë në rrezik nënën dhe fëmijën. Laiqa Ahmed kohët e fundit u zhvendos nga Britania në SHBA. Ajo është shtatzëne me fëmijën e saj të dytë dhe shpreson të ketë një lindje të zakonshme. Por ajo shqetësohet sepse disa nga miqtë e saj i kanë thënë se mjekët amerikanë janë shumë të prirur për të zgjedhur operimin për lindjet. Operacioni
Mjekët në Britani, thotë Laiqa, e përdorin operacionin vetëm si alternativë të fundit, kur jeta e nënës ose fëmijës është në rrezik. Shqetësimet e saj nuk janë pa arsye. Në vitin 2007, 1 në 3 foshnje në SHBA lindi me operacion çezarian. Kjo është shifra më e lartë se në çdo vend tjetër të industrializuar. Edhe në botën në zhvillim, numri i lindjeve me operacion nuk është i pakët. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se në Azi, 1 në 4 fëmijë është lindur me operacion. OBSH-ja vlerëson se vetëm 15 për qind e lindjeve kërkojnë ndërhyrje kirurgjike. Por disa mjekë në SHBA thonë se atyre u duhet të jenë të tepër të kujdesshëm për të shmangur një përfundim të keq, ku jeta e nënës ose fëmijës vihen në rrezik. Mjekja Mutahar Fauzia në Virxhinia thotë se operacionet e panevojshme janë të rrezikshme; ato mund të dëmtojnë mitrën dhe sjellin anomali në placentë, e cila ushqen fetusin gjatë shtatzënisë. Dr Fauzia thotë se vitin e kaluar 86 për qind e pacienteve të saj kanë kryer lindje normale. Ajo thotë se kërkesat më të shumta për lindje me operacion çezarian vijnë nga gratë rreth moshës 20 vjeçare, sepse duan të shmangin dhimbjet.
Kriza
Organizata Amnesty International e ka cilësuar shtimin e operacioneve çezarian të lindjeve si një krizë maternale të kujdesit shëndetësor, dhe i ka bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë që të ndërhyjë për të vendosur udhëzime përkatëse në mënyrë që numri i lindjeve me operacion në Shtetet e Bashkuara të mos jetë dy herë më i lartë sesa numri që rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Edhe një komision i mbledhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, që është një agjenci qeveritare, e pranon se numri i operacioneve çezariane duhet të pakësohet. Por deri tani ky komision nuk ka njoftuar se çfarë udhëzimesh duhen ndjekur për pakësimin e këtyre rasteve.
Më shumë se 1 miliardë të rritur në botë janë mbipeshë
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se 1 miliardë që janë mbi peshë dhe të paktën 400 milionë që janë të dhjamosur. Megjithëse të gjithë e dimë mjekët thonë se mënyra më e mirë për të humbur peshë është të hash më pak dhe të bësh fizkulturë më shumë. Por për gratë që janë mbi 40 vjeç, ekspertët thonë se një orë fizkulturë në ditë është e nevojshme vetëm për të ruajtur peshën aktuale. Pra sa me më peshë, aq më shumë lëvizje duhen për të humbur kaloritë e mara Jeta nuk është e drejtë; nga ana biologjike, gratë mbajnë në trupin e tyre më shumë yndyra sesa burrat, ndërsa janë gratë ato kanë nevojë për më pak kalori se burrat. Për shumicën e burrave dhe grave, një orë fizkulturën në ditët është e vështirë, në mos e pamundur. Për shumë gra orët e ditës janë të ngarkuara me punë dhe kujdesin për familjen. Në fund të ditës ato ndjehen të lodhura për të përgatitur darkën dhe ushqimet e gatuara shpejtë janë më të lehta, por edhe më të ngarkuara me yndyra e kalori. Por disa gra që stërviten në këtë palestër në Boston thonë se çdo ditë përpiqen ta gjejnë kohë për fizkulturë, dikush për të ruajtur peshën, të tjera për të mbajtur trupin në formë. Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se përqindja e amerikanëve mbi peshë është rritur 60 për qind mes viteve 1991 dhe 2000. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se një miliardë të rritur në vende të tjera janë në të njëjtën gjendje. Megjithëse ofrohen shumë këshilla, një studim i ri përqendrohet tek gratë mbi 40 vjeç që kanë një peshë normale trupore dhe nuk mbajnë dietë. Ekspertët zbuluan se aktiviteti fizik ishte i efektshëm në kontrollin e peshës vetëm tek gratë që kanë një peshë trupore normale. Një grup specialistësh në Spitalin Brigham të Grave në Boston studioi të dhëna nga 34 mijë gra me moshë mesatare 54 vjeç, duke i vëzhguar atë për 13 vjet. Gratë u ndanë në tre grupe. Grupi i parë u caktua të bënte fizkulturë 60 minuta në ditë. Grupi i dytë, 30 minuta dhe i treti, rreth 15 minuta. Të dhënat treguan se gratë që bënë më pak fizkulturë kishin më shumë të ngjarë të shtonin në peshë krahasuar me gratë që ishin më aktive. Gjatë studimit pesha mesatare e pjesëmarrëseve u shtua me 2 presje 7 kilogramë. Ekspertët u befasuan pasi zbuluan se kur gratë kaluan mbi peshën normale, shtimi i fizkulturës nuk ndikonte në uljen e peshës. Megjithatë studimi rekomandon që gratë mbi peshë duhet të vazhdojnë të bëjnë fizkulturë, sepse edhe nëse mund të mos jetë e mjaftueshme për të mbajtur një peshë normale, fizkultura është e nevojshme për të pakësuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike përfshi ato të zemrës, lloje të ndryshme kanceri dhe diabetin e tipit 2. Studiuesit thonë se ndërsa fizkultura ndihmon në parandalimin e sëmundjeve e vetmja mënyrë që gratë e shëndosha të humbasin peshë është të pakësojnë kaloritë, pra të hanë më pak.

Shqetësime rreth operacioneve LASIK
Kirurgjia LASIK në sy është përdorur për të korrigjuar shikimin e njerëzve që ata të eliminojnë nevojën për syze ose lente kontakti. Kjo procedurë është miratuar 15 vjet më parë nga Administrata amerikane e Ushqimeve dhe Barnave. Por tani, një ish nëpunës i kësaj agjencie qeveritare, shpreh shqetësime mbi sigurinë e operacionit LASIK. Një përmbledhje studimesh në të gjithë botën rreth operacionit LASIK tregon, se 95 për qind e atyre që i janë nënshtruar një operacioni të tillë janë të kënaqur me rezultatet. Gjatë këtij operacioni, mjekët përdorin rreze laser për të ndryshuar përgjithmonë formën e korneas për të përmirësuar shikimin. Ushtria amerikane e konsideron operacionin Lasik aq të sigurt, sa që kjo procedurë kryhet shpesh tek ushtarët e rinj. Por tek disa njerëz, shikimi është dëmtuar përgjithmonë si pasojë e këtij operacioni. Ata shohin turbullt, dhe kanë probleme të shohim gjatë natës. Disa njerëz kanë humbur punën dhe nuk janë në gjendje të kryejnë funksionet bazë, siç është ngarja e makinës, për shkak pasojave nga operacioni LASIK. Tani, Morris Ëaksler, njeriu i cili kryesonte dikur zyrën qeveritare për shqyrtimin e të dhënave mbi efektshmërinë e operacionit LASIK, thotë se efektet anësore të procedurës Lasik nuk janë marrë mjaft seriozisht. Ai thotë se agjencia ku ai kishte punuar, duhej të kishte siguruar mbikëqyrje më të mirë dhe duhej të kishte vendosur standarde më të rrepta rreth përdorimit të operacionit Lasik. Agjencia e Barnave tani është duke hetuar ankesat e pacientëve të dëmtuar dhe është duke hartuar një raport rreth këtyre problemeve. Gjithashtu, kjo agjenci po i kërkon krijuesit të aparateve që përdoren për kryerjen e operacionit Lasik që të përmbushin disa standarde të cilat do të ndikonin në pakësimin e efekteve anësore. Administrata e Ushqimeve dhe Barnave nuk kontrollon kryerjen praktikave të ndjekura në mjekësi në SHBA. Ajo kujdeset që aparatet mjekësorë, si dhe të gjitha barnat që hidhen në treg, të jenë të padëmshëm për pacientët.

7 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›