E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis zbatimi i projektit “Energjia Diellore”, vendosen panele diellore në cerdhen 1 dhe 8.



Tashme sistemi i ngrohjes në ambjentet e godinës por edhe i ujit sanitar në cerdhen 1 dhe 8 në Tiranë do të kryhet duke shfrytëzuar energjinë diellore. 66 panele diellore duke filluar nga dita e sotme do të kryejnë funksionin e tyre në 2 cerdhe të kryeqytetit. Ky projekt u financua nga Bashkia e Tiranës në bashkpunim me Ambasadën Holandeze dhe Qëndrën Rajonale të Mjedisit. I pranishëm në këtë takim, kryetari i bashkisë Rama duke vlerësuar rezultatin e këtij investimi shprehet se ky është një projekt që do të vazhdojë edhe në struktura të tjera sociale. ”Kjo është një alternativë ekonomike dhe pro mjedisore, sepse duke shfrytëzuar energjinë diellore, kursejmë burimin e energjisë elektrike dhe ulim ndotjen e mjedisit që shkaktohet nga ngrohja me naftë”, - tha Rama. Ndërkohë që në këtë takim morri pjesë dhe ambasadori i Hollandës në Tiranë. Ambasadori Van Der Dol apelon për ndërgjegjësimin e qytetarve shqiptarë për të përdorur energjinë diellore dhe shprehu mbështetjen e shtetit holandez për përmirësimin e jetës sociale të komunitetit në kryeqytet si dhe bindjen për vazhdimin e bashkpnimit në projekte të tjera si këto. Faza e parë e këtij projekti u zbatua në cerdhen 1 dhe 8 në Tiranë dhe u erdhi në ndihmë rreth 272 fëmijve dhe 40 edukatoreve, pjesë e 2 institucioneve. Përdorimi i kësaj alternative energjie në vëndin tonë është realizuar kryesisht në sektorin privat, ndërsa sektori shtetëror është në hapat e para.

Tiranë, disa zona pa ujë të pijshëm për disa ditë
Një lajm i keq vjen në këto ditë të nxehta vere për një pjesë të madhe komuniteti në kryeqytet. Duke filluar nga dita e sotshme disa zona në Tiranë do të vuajnë mungesa e ujit të pishëm. Shkak i kësaj ndërprerje janë bërë disa remonte që po kryhen nga Operatori i Sistemit të Trasmetimit të energjisë, në fidra që furnizojnë stacionet e pompimit. Kufizimet do të jenë nga ora 8:00 deri në 17:00. Zonat e prekura nga këto punime janë : Unaza e Re , Kashari, Kodër Kamza, Bërxulli dhe Laknasi. Lajmi për mungesën e ujit në këto zona për shkak të punimeve u bë i ditur nga Ujësjellsi i Tiranës. Por UKT-ja nuk ka bërë të ditur afatin e zgjatjes së remontit dhe se kur do të rinisë furnizimi me ujë të pijshëm në mënyrë sistematike.

7 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›