Ministri Vasili vizitë në Serbi, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd me ftesë të ministres serbe Tomica Milosavjlevic. Gjatë takimit, dy homologët kanë nënshkruar dhe të parin memorandum në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve. Memorandumi përcakton bashkpunimin në fushën e shëndetësisë dhe atë mjekësore. Bashkpunimi mbështetet mbi bazat e sigurisë, të drejtat dhe shanset e barabarta, në kuadrin e kopetecave dhe legjislacioneve respektive. “Në përputhje me objektivat e këtij Memorandumi Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi, do të promovojmë krijimin dhe zhvillimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet organizmave publike dhe private për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit dhe mjekësisë”,- tha ministri jonë i shëndetësisë në konferencën e përbashkët për shtyp në Beograd. Ky memorandum fokusohet në bashkpunimin dypalësh në aspektet institucionale,trainimin e specialistëve të shëndetësisë, ndërgjegjësimin e shoqërisë për cështjet që lidhen me mjekësinë, ndihmesa dhe aktivitete të përbashkëta si dhe shkëmbim informacioni dhe eksperiencash. Shumë shpejt, sipas këtij memorandumi të nënshkruar pritet të fillojë shkëmbimi i informacionit mbi programet shëndetësore në të dyja vendet si edhe shkëmbim i publikimeve teknike dhe shkencore. Gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Beograd Vasili ka vizituar gjithashtu Institutin e Shëndetit Publik në Beograd dhe kompaninë farmaceutike Galenika.
7 Korrik 2010