Presidenti me 84 vota ende larg, dështon takimi Patozi-Ruçi

Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi / Foto LSA
Ashtu siç ka ndodhur në çdo takim të mbajtur pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, edhe takimi i sotëm Patozi-Ruçi ka larguar më shumë palët. Në fund të takimit të sotëm, Ruçi deklaroi se Partia Socialiste kërkon arritjen e një pakti me katër pika.
Në prononcimin për mediet ai tha se bëhet fjalë për; 1- përfundimin e reformës parlamentare, 2-heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë, 3-përfundimin e reformës zgjedhore dhe 4-zgjedhjen e një presidenti konsensual. Për realizimin e tyre u propozua mbajtja e një tryeze me të gjitha partitë parlamentare.
Të thirret tryezë e krerëve të partive parlamentare ku të finalizohen katër çështje. Shpresojmë në maturin e mazhorancës që të pranojë këtë propozim, u shpreh kreu i grupit socialist. “Klasa politike ka sesionit e tretë këtë vit, partnerët tanë ndërkombëtar na kanë dhënë disa kushte që të mos ngelim për herë të tretë në provimin e BE-së”.
Nga ana tjetër, Patozi e cilësoi të dështuar takimin e sotëm. Kreu i grupit demokrat tha se në bisedime pati zhvendosje të temës së diskutimit. Ne kishim shkuar në tryezë për të negociuar për zgjedhjen e presidenti ndërsa pala tjetër kishte ardhur me platformën e editorialit të kreut të PS-së, e cila është platformë bllokuese, tha Patozi.
Duke folur për propozimin e PS-së për një pakt me katër pika, Patozi nënvizoi se janë të palidhur tre pikat e tjera më zgjedhjen e presidentit. Nga ana tjetër, Patozi tha se PD e ka rrugën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit por ka hyrë në këtë proces për një president konsensual por shtoi ai synimi i PS-së është rrëzimi i qeverisë.
Dy kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvendit, zhvilluan një takim në kryesinë e Kuvendit. Astrit Patozi, kreu i grupit të PD-së dhe Edmond Spaho, anëtarë i kryesie i kësaj partie do të takohen me Gramoz Ruçin, kreun e gripit të PS-së dhe Saimir Tahirin, anëtar kryesie. Takimi i përfaqësuesve të dy partive kryesore u zhvillua në kuadër të nisjes së negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri.
Pas tre ditësh në Kuvendit do të zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e kreut të shtetit. Deri tani, ende nuk ka një pakt për president konsensual dhe për këtë post ka vetë dy kandidatura të vetëshpallur, që janë Fatos Nanon dhe Neritan Ceta. /F.S/