Berisha: Jam gati të takohem me Ramën

Kryeministri Sali Berisha deklaron se është i gatshëm të takohet te Topi me Ramën, sapo presidenti të thërrasë tryezën. Megjithatë kryeministri thotë se ky takim kërkon përgatitje por kurrsesi nuk duhet të shkohet me kushte.
Shefi i mazhorancës mohoi që në takimin me ambasadorin e KE-së në vendin tonë Helmut Lohan dhe me atë spanjoll Manuel Montobie të jetë diskutuar kriza politik në vend.
Kryeministri Berisha deklaroi se egziston i gjithë vullneti për të bashkëpunuar me opozitën ndërsa e fton Ramën që t'i përgjigjet pozitivisht rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian për të zgjidhur krizën.