Pronaret: Falenderim mjekes Bocari qe eshte ne greve
Kryetar i Shoqates "Pronesi me Drejtesi", Rrapo Danushi, shprehu dje shqetesimin per greven e urise se Partise Socialiste. Ne nje komunikim per mediat, Danushi tha se i drejtojne nje falenderim publik mjekes kirurge, pjesmarrese ne greven e urise, Mimoza Bocari, por njekohesisht i formulojme nje tjeter leter pa zarf, kryeministrit Berisha. "E pergezoj dhe falenderoj publikisht kete kirurge te ardhur nga Gjermania, qe ne emer te pronareve u fut ne greven e urise, qe me fjalen e saj perfaqesoi te gjithe njerezit e ndershem dhe demaskoi pseudodemokracine", u shpreh kryetari i shoqates "Pronesi dhe Drejtesi". Ai tha se jo vetem koleget e saj te spitalit Tirane, por te gjithe antikomunistet e oreve te para e njohin kete mjeke pasi ne grupin e intelektualeve, eshte nga te parat, qe ngriti zerin ne 1990 per te permbysur diktatorin dhe diktaturen dhe per kete u ndeshkua me largim nga puna prej regjimit te kohes. "Kete fakt kryeministri Berisha, e kujton fare mire. Thirrja, qe kjo pronare i beri kryeministrit Berisha, i drejtohet njekohesisht te gjithe politikaneve te djathte e te majte dhe gjithashtu perfaqesueve te trupit diplomatik, qe ata te kuptojne shkakun dhe te veprojne per ta futur shtetin shqiptar, ne rrugen e demokracise se vertete", deklaroi Dashuni. Sipas tij, mjekja Bocari i nderoi, pasi me zerin e saj shprehu kerkesen e drejte te te gjithe pronareve, qe kthimi i prones tek i zoti eshte detyrim kushtetues dhe duhet te jete detyrim i shtetit.