E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Me 9 maj, ne shesh per Evropen

Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ftoi dje qytetaret shqiptare qe te dielen me 9 maj ne oren 10:00, te vijne ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Ftesa e kryesocialistit u be gjate fjales se mbajtur ne protesten e socialisteve te zhvilluar ne kryeqytetit, i cili theksoi se qytetaret duhet te vijne diten e diel, per te deshmuar se opozita eshte aty per Evropen. "Jemi ketu per liri e te drejta, qe jane ne themelin e Bashkimit Evropian dhe per te cilat Evropa ka luftuar me te gjitha format, me shekuj e dekada. Me 9 maj duhet te jemi ketu edhe per diten e madhe evropiane dhe boterore te triumfit mbi fashizmin, mbi te keqen e madhe qe kapitulloi ne vitin 1945", u shpreh Rama. Ai tha gjithashtu se qytetaret duhet te mblidhen ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" per t'i thene ndal pushtetit, i cili e mban Shqiperine te izoluar nga Evropa. Krahas fteses, lideri i opozites preku gjate fjales se tij edhe ceshtjen e transparences se kutive. Kreu i selise roze shprehu bindjen se asnje vendim gjykate nuk pengon transparencen dhe hapjen e kutive, sikunder pretendon mazhoranca. "Ku eshte vendimi i gjykates? Ku jane shkruar e zeze mbi te bardhe, fjalet e shkruar prej gjykatesve? Ne cilen gjykate? Ne cilin rast? Nuk ka vendim gjykate qe pengon transparencen e kutive, nuk ka kushtetute qe pengon transparencen e kutive", u shpreh Rama. Sipas tij, transparencen e pengon vetem shteti me armen qe vrau zgjedhjet e shkuara dhe qe kerkon te vrase zgjedhjet e ardhshme, per te mbajtur peng te ardhmen e vendit. Ai tha se duhet te hapen kutite, per te pare se nga dhjetera e mijera emigrante qe nuk e kane te drejten e votes, qe duhet te vijne ne Shqiperi per te votuar, megjithese ata nuk kane votuar, ato figurojne sikur kane votuar, si ne Ruzhdie. Me tej, gjate fjales se tij, kryesocialisti apeloi ndaj kryeministrit Berisha per hapjen e kutive te votimit, duke riperseritur se nuk duan pushtetin ne tavoline. "I bej apel Sali Berishes, hap kutite dhe mos prit te na thyesh, por ngutu qe te mos perthyesh vete. Hapi kutite mos rri pa gjume qe te ruash kutite e mbyllura, por hap kutite qe te rigjesh gjumin qe te ka ikur pas vjedhjes se votave", apeloi Rama. Duke folur per ceshtjen e kutive, ai tha se ka vetem nje pyetje, se ku jane 9 filmimet e 9 zonave te administrim zgjedhor. Te cilat, sipas tij, qe ne krye te heres u zhduken pa lene gjurme dhe nuk i japin mundesi qytetareve dhe opozites te verifikojne se si eshte bere numerimi. "Disa prej filmimeve kane 15% te regjistruara, ne 7 te tjera, nuk ekziston fare asnje minute. Jane ato kuti qe e mbajne Berishen peng, pasi me hapjen e tyre, gjendet gjithcka, kush eshte njeriu qe ka orkestruar kete gje", tha nder te tjera, kryetari i PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›