E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi: Nenat me femije s'futen ne greve urie, Rama nxirri nga ngujimi

Deputetet e Partise Demokratike denuan ashper dje, vijimin e greves se deputeteve socialiste dhe mbeshtetesve te tyre. Deputetja demokrate, Albana Vokshi, e quajti Ramen katil. "Zoti Rama, nenat me femije nuk futen ne greve urie. A mendon ti qofte edhe nje here te vetme, qofte edhe nje cast, se cfare drame perjetojne femijet e ketyre nenave?! Ata femije qe shohin nenat ne burgun e rruges po terrorizohen. Edhe ata nuk do te ta falin ty kete. Nuk gjej dot emer tjeter per ty, pervecse katil", tha Vokshi. Ajo i kerkoi kreut te opozites qe te mos i detyroje me nenat te qendrojne ne greve. Si dhe i beri te qarte atij se mban pergjegjesi per jeten e tyre. Vokshi kerkoi daljen nga greva, te deputeteve dhe mbeshteteseve femra, te cilat po vejne ne rrezik jeten e tyre. Ndersa deputeti i PD, Tirane Aldo Bumci, akuzoi dje se kreu i selise roze, Edi Rama ka ngritur nje burg ne mes te bulevardit ku mban shoket e vet, qe kerkojne shpagim per baballaret e tyre. "Edi Rama, ne hakmarrje kerkon pushtet me dhune. Objektivi i tij i pare, eshte bllokimi i heqjes se vizave. Ne betim te baballareve te tyre qe mbajten Shqiperine e izoluar, Edi Rama me burgun qe ka ngritur ne mes te rruges, synon marrjen e pushtetit, me perplasje, me dhune", akuzoi Bumci. Ne te njejten linje reagoi dje edhe sekretari Politik i Partise Republikane, Arjan Madhi. Sipas tij, ne momentin historik,, kur vendi yne eshte ne prag te marrjes se fteses per vendin kandidat ne Bashkimin Evropian dhe heqjen e vizave, lidershipi socialist ndermori misionin anti-demokratik dhe anti-shqiptar, duke perdorur mjete ekstreme politike, per te permbysur parimet kushtetuese ne nje vend demokratik si Shqiperia. "Loja e kutive, bojkoti parlamentar, protestat dhe se fundi greva e urise, perbejne hapjen e plote te siparit te aksionit politik te opozites, per marrjen me dhune te pushtetit", tha Madhi. Ne emer te PR, ai shprehu keqardhjen per greven e urise dhe u beri thirrje protestuesve, te mos lejojne me te perdoren si kavie. R. Rapushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›