Dokle: Grevistet, nje sakrifice per te njejtin ideal te Deshmoreve te Kombit
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i shoqeruar nga perfaqesues te tjere socialiste, por dhe nga bashkia e Tiranes, ka bere dje homazhe te Varrezat e Deshmoreve te Kombit, ne nje ceremoni te zhvilluar per diten e 5 Majit. Perpos kurorave te vendosura prej zyrtareve socialiste, nje kurore tjeter e vecante eshte vendosur, edhe kurora e deputeteve greviste te Partise Socialiste ne monumentin "Nene Shqiperi". Kjo kurore eshte vendosur nga deputeti socialist, Namik Dokle, i cili ne nje komunikim per mediat tha se grevistet po bejne sakrificen e tyre, per te njejtin ideal qe kane bere deshmoret e kombit. Nga ana tjeter, kryesocialisti vleresoi sakrificen dhe investimet qe jane bere nga deshmoret e kombit. Sipas tij, atyre u eshte dashur shume mund e energji per te projektuar te ardhmen e Shqiperise, te cilen ende nuk e kemi. "Kjo dite na ben te kuptojme se sa shume mund, sa shume solidaritet, sa shume energji zemre dhe mendje, eshte dashur per te projektuar Shqiperine, qe ende nuk e kemi", u shpreh gjate komunikimit te tij me mediat, Edi Rama. Ai tha se 5 maji eshte nje dite e shenuar e te shkuares qe kujton cdo vit sesa shtrenjte eshte investuar ne kete vend per te ardhmen. Kjo dite, sipas tij, kujton se sa shume sakrifica jane bere per endrrat dhe shpresat e ketij vendi. Ne kete dite te shenuar te vendit tone, ne kujtim te deshmoreve te komitit, bashkia e Tiranes, ka vene kurora tek monumenti "Nene Shqiperi", dhe kane nderuar deshmoret edhe nxenes te shkollave te kryeqytetit. D.D