Kriza politike, Kisha: I lutemi Zotit per zgjidhje te shpejte
Ne Asamblene vjetore te qe u zhvillua ne Tirane, Ipeshkvijte katolike thone se situata shoqerore politike ne vendin tone, po kalon nje krize qe dita-dites po thellohet duke dhene dhe nje pershtypje te keqe para botes. Ne kete i bejne apel politikes shqiptare, te zgjidhe rrugen e dialogut drejt nje zgjidhjeje te drejte te krizes. Duke iu drejtuar Presidentit Topi, kryetares se Parlamentit Topalli, kryeministrit Berisha, kryetarit te opozites Rama, kryetareve te partive politike ne Shqiperi i ftojne qe me "ndergjegje dhe pergjegjesi te kerkojne te miren e perbashket para cdo interesi tjeter partiak apo individual dhe te zgjedhin rrugen e dialogut te hapur pa asnje paragjykim, per te cilin ka vend gjithmone, ne menyre qe te shkohet drejt nje zgjidhjeje me te denje dhe te drejte, duke pasur ne zemer dhe ne mendje gjithmone te miren e njerezve tane te vuajtur." "Vendi yne po jep nje pershtypje te keqe para botes, ne keto caste historike kur eshte nje anetar i NATO-s dhe nje vend qe po kerkon levizjen e lire te qytetareve, te mohuar per dekada me radhe, dhe integrimin ne BE", vazhdon deklarata te cilen e mbyllin duke thene se po i luten Zotit dhe do nxisin besimtaret qe te luten per nje zgjidhje sa me te shpejte.