E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jo ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

TIRANË- Kryeminsitri Berisha gjatë konferencës së sotme për shtyp ku dënoi sulmet e serbëve në veri të Kosovës, i’u përgjigj edhe interesimit të gazetarëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime kushtetuese për sa i përket zgjedhjes së presidentit, Berisha u shpreh se ky i fundit do zgjidhet në përputhje me Kushtetutën, pasi nuk mund të kërkohen ndryshime për zgjedhjen e tij.

“Oferta ime është zbatimi dhe respektimi i Kushtetutës, nuk e bëj këtë për interesin e maxhorancës apo qeverisë, por për interesin jetik të cdo qytetari shqiptar. Ju e shihni se zoti Rama e pati presidentin, votoi presidenti për të. Janë të shumtë ata që më thonë a ndjehesh i tradhtuar, aspak sepse thelbi i përpjekjeve të mia, ideali im ka qënë që njerëzit të votojnë të lirë”,- theksoi kryeministri Berisha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›