E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësimdhënia, KESH e Politekniku, marrëveshje të përbashkët

TIRANE- KESH dhe Universiteti Politikenik i Tiranës nënshkruan sot një marrëveshje të përbashkët ku dy institucionet mbështesin njëra- tjetrën në procesin e mësimdhënies.

Dy nënshkruesit rektori i Univeristetit, Jorgaq Kacani dhe kreu i KESH, Engjell Zeqo vlerësuan bashkëpunimin e dy institucioneve si mjaft të domosdoshëm.

Marrëveshja parashikon në mënyrë të vecantë rritjen cilësore të procesit të mësimdhënies në Universitetin Politeknik.

Stafi i KESH do të përfshihet në procesin e mësimdhënies dhe hartimit të diplomave të përbashkëta si dhe temave të desertacioneve. Kurse nga ana tjetër, pjesë e projektit të bashkëpunimit, do të jetë punësimi i studentëve të këtij universiteti.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›