Berisha: Jo pallate shumekateshe ne bregdet

Kryeministri Berisha zhvilloi diten e djeshme nje vizite ne Orikum te Vlores dhe ne disa fshatra te tjere ne zone e bregdetit jonian. Gjate vizes se tij ne zonen bregdetare, kreu i qeverise inauguroi dhe inspektoi nje sere rrugesh, te cilat, sipas tij, conin drejt zhvillimit te menjehershem te kesaj zone te rendesishme per turizmin. Po keshtu, Berisha permendi ne kete vizite edhe faktin qe dy dite me pare ne KRRTRSH ishte miratuar edhe master-plani per zhvillimin e bregdetit te Jonit dhe per zonen e Vlores, Rradhime-Orikum. Ne kete kuader, kreu i qeverise zhvilloi edhe nje takim me biznesmene te zones se Orikumit, ku shfaqi edhe disa kritere te ndertimeve te ardhshme ne keto zona. Ai inauguroi edhe fillimin e punimeve per rregullimin dhe sistemimin e qendres se fshatit Dhermi, nje investim i qeverise qendore dhe asaj vendore me vlere 7.3 milione leke.
Rruget
Kryeministri Berisha inspektoi dje punimet ne segmentin rrugor Vuno-Himare. Pjese e aksit te jugut, qe vazhdon deri ne Sarande. Ai pergezoi kompanine ndertuese "Gjikuria", e cila ka perfunduar brenda nje kohe te shkurter 80% te punimeve te saj. Sipas Berishes me perfundimin e kesaj rruge i jepet bregdetit nje infrastrukture moderne evropiane ne 60 km e saj. Gjate vizites ne fshatrat bregdetare te jugut, Kryeministri Berisha inauguroi edhe fillimin e punimeve ne rrugen me gjatesi 2.2 km, qe lidh rrugen kryesore me manastirin e Shen Theodhorit dhe Kanionin e Gjipese. Kryeministri tha se rehabilitimi i rruges qe te con ne manastirin e Shen Theodhorit dhe Kanionin e Gjipese eshte nje projekt i rendesishem per zhvillimin e zones dhe te turizmit. Po dje, Berisha u ndal ne Palase ku iu prezantua projekti i rruges se kesaj zone, i cili eshte ne proces tenderimi.
Kreu i qeverise u shpreh se me kete projekt celet sipari i dhjetera projekteve te tjera qe shtrihen nga Orikumi ne Ksamil.
"Kur kam ardhur ne vitin 2007, u kam premtuar banoreve te bregut se qeveria do te ndertoje nje infrastrukture moderne per kete zone, dhe pas nje viti ky premtimi po behet realitet. Keto vepra do te ndertohen sipas premtimeve", deklaroi Berisha ne fjalen e tij.
Ndertimet
Kryeministri Berisha gjate vizites se tij zhvilloi edhe nje takim me komunitetin e biznesit te zones se Orikumit, ku prezantoi edhe miratimin e Detyres se Projektimit per Planin Lokal te kesaj zone, i miratuar gjate mbledhjes se djeshme te KRRTRSH-se.
Ai u shpreh se me kete rast celet sipari i nje serie projektesh per zonen Orikum-Ksamil me nje financim qe shkon rreth 37 milione dollare, investime te Bankes Boterore, qeverise qendrore, qeverise vendore dhe donatoreve te tjere. Ne kete kontekst, Berisha ftoi komunitetin e biznesit te zones te ndermarre perpjekjet me serioze, te perzgjedhe studiot me te mira te Evropes per te ndertuar bregun me ndertime te pershtatshme. "E kemi kete avantazh dhe Orikumi e ka kete mundesi. Sipas Berishes, ndertuesit ne kete zone duhet te kishin te qarte faktin se duhej ndertuar ne nje raport te caktuar me dendesine e popullsise dhe kushtet e zones.
"Miratuam 800 ha studim, le te mendojme jo per ate qe do te fitojme sot, sepse e kuptoj se po te ndertojme nje pallat shumekatesh fitojme shume, por nese vazhdojme dhe ndertojme resorte te bukura, ato mbeten dekada dhe shnderrohen ne nje pasuri qe prodhojne vlera te vazhdueshme", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara biznesmeneve. Sipas Berishes, ekziston edhe nje projekt per te ndertuar ne zonen e Vlores edhe nje nga portet me te fuqishme ne Mesdhe, dhe po keshtu ndertimin e nje porti ne zonen e Orikumit.
37 milione
Dollare eshte edhe financimi per krijimin e projekteve te ndertimit, duke nisur nga Orikumi deri ne Ksamil. Sipas Berishes, keto financime vijne nga qeveria qendrore ato lokale dhe Banka Boterore.
800 hektare
Eshte edhe siperfaqja e miratuar ne mbledhjen e dy diteve me pare ne bregdetin jonian nga KRRTRSH. Sipas Berishe, me miratimin e master-planit i hapet rruga e zhvillimit te ndertime ne kete zone.
Ndihma per shtepite e djegura
Berisha falenderon biznesmenin Sulo Shehu
Kryeministri Berisha gjate vizites se tij ne Orikum dhe takimit me biznesmene vendas falenderoi ne menyre te vecante biznesmenin vlonjate, Sulo Shehu, per ndihem financiare qe u akordoi edhe banoreve te kesaj zone te demtuar nga zjarret qe rane pak dite me pare. Sipas Berishes, nisma te tilla jane te mirepritura nga ana e qeverise edhe per faktin se tregojne anen me humane te biznesmeneve.
"Falenderoj biznesmenin Sulo Shehu per gatishmerine e shprehur per te ndihmuar familjet e Orikumit te demtuara nga zjarri i pak diteve me pare. Qeveria mirepret dhe mbeshtet nisma te tilla, te cilat deshmojne edhe anen humane te biznesit", deklaroi Berisha gjate takimit te tij dje me biznesmenet vlonjate. Nga ana tjeter, kreu i qeverise shpalosi perpara biznesmeneve edhe detaje mbi ndertimet, te cilat priten te ndodhin ne zonen e bregut te Jugut. Sipas Berishes, kreret vendore duhet te tregohen te shpejte ne hartimin e planit te ndertimit ne kete zone dhe nga ana tjeter biznesmenet duhet te bejne perpjekje per te bera sa me te zhvilluar nga turistike kete zone.
Berisha kujton abuzimet
"Gjipeja me kujton reren qe vidhte PS"
Gjate vizites se tij ne Gjipe, Kryeministri Berisha hodhi poshte edhe akuzat e opozites per shitjen e reres se plazhit. Sipas Berishes, gjate kohes qe ai do te drejtoj vendin nuk do te kete asnje rast te ketij fenomeni.
"Sali Berisha nuk shet dhe nuk ka ndermend te shese asnje kokerr rere, duke filluar nga kepi i Stilles deri ne Velipoje. Perkundrazi, ne do te ndertojme te gjithe rrugen e bregut dhe do te ngreme te gjithe infrastrukturen e fshatrave te saj", deklaroi Berisha gjate inaugurimit te nje rruge ne kete zone. Duke ironizuar, Berisha theksoi se me kalimin ne kete zone i kujtohej edhe shitja qe socialistet, gjate kohes se mandatit te tyre, kishin bere me reren e kesaj zone.
"Duke kaluar ne kete rruge, me kujtohet kenga 'Gjipese c'i pane syte', pasi para kater vitesh qeveritaret e shisnin reren e Gjipese dhe per te shuar kete kujtese, ata thane tani se Berisha po shet reren", deklaroi Berisha, duke sjelle ne vemendje edhe shitjen e reres ne kete zone.
Pronat
Lidhur me ceshtjen e pronave ne bregdet, Berisha tha se dokumentet false kane krijuar kaos ne pronesine e tokes, por shtoi se qeveria ka kaluar nje sere ligjesh, qe synon t`i jape nje pergjigje perfundimtare ketij problemi.
Demtimet
Kreu i qeverise pranoi diten e djeshme se ne zonen e bregdetit ishin kryer demtime te shumta nga ndertime e paligjshme, duke permendur ketu rastet me ekstreme si Durresi dhe Ksamili ne Sarande.