E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Jo park energjetik ne Vlore

Kryeministri Berisha vazhdoi dje turin e tij "Shqiperia ne NATO", ne qytetin e Vlores, ku peruroi edhe nje sere investimesh te qeverise, donatoreve te huaj dhe biznesit privat. Gjate inaugurimeve dhe bisedave me qytetaret e rrethit te Vlores, Kryeministri Berisha premtoi rritjen e investimeve per kete zone dhe ndihmen qe komunat ne kete rreth do te perfitonin nga ndarja e buxhetit suplementar, qe do te shperndahej ne korrik per investime. Ne Vlore, Berisha premtoi se nuk do te ngrihej asnje park energjetik, por vetem nje park industrial, me qellimin e vetem per te mos ndotur bukurite turistike qe ofron qyteti bregdetar. Po keshtu, Berisha premtoi se Vlora do te behej nje qytet model per qytetaret e saj dhe per te gjithe turistet qe do te vinin aty per te shijuar bukurine e bregdetit shqiptar.

Kryeministri Berisha deklaroi dje ne Vlore se ne maj te vitit 2009, perfundonte ndertimet edhe TEC-i i ketij qyteti. Diten e djeshme, kreu i qeverise, Berisha, inspektoi sot punimet per ndertimin e termocentralit te ri ne Vlore, nje investim 92 milione euro, financim i Bankes Boterore, Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Bankes Evropiane te Investimeve. Por Berisha nuk harroj te theksoj gjate perurimit se TEC-it se ky ishte i vetmi objekt energjetik ne qytet, duke theksuar se Vlora do te vazhdonte te qendronte nje vend turistik. Kryeministri theksoi se qeveria ka marre vendimin per ta ndertuar parkun energjetik ne zonen e Porto Romanos, duke mos krijuar rreziqe per Vloren.

"Dua te theksoj dhe te garantoj qytetaret e Vlores se ky eshte objekti i vetem energjetik qe ndertohet ne kete qytet. Ofertat e tjera nga ato qe jane spostuar ne Seman, deri tek e fundit e kompanise ENEL te, gjitha i kemi spostuar ne Porto Romano, prandaj Vlora nuk do te kete tjeter, pervec ketij termocentrali, qe e ka jetik dhe te domosdoshem", deklaroi Berisha, duke premtuar se nuk do te kishte me vepra energjetike ne Vlore. Madje, Berisha theksoi se i gjithe emetimi i ketij TEC-i eshte i barabarte me demin qe shkaktojne ne mjedis 800 makina "Mercedez", pasi eshte i standardeve me te larta. Nga ana tjeter, kreu i qeverise deklaroi se ne kete qytet do te kete nje park industrial sipas nje projekti te paraqitur nga Bashkia e Vlores dhe biznesmene te ketij qyteti.

Kryeministri garantoi perfaqesuesit e pushtetit vendor te Vlores se investimet per kete qytet do te jene prioritet i rendesishem per qeverine, ne menyre qe turizmi te zhvillohet ne kushte optimale. Sipas tij, vetem ne nje hark kohor prej 2 oresh u peruruan investime publike ne ujesjelles dhe energji me rreth 150 milione euro. "Dua te garantoj se qeveria do te mbeshtese bashkine tuaj ne te gjitha projekte e medha, me te cilat ju do te arrini ta beni Vloren gjithnje e me te bukur, me te pershtatshme per qytetaret e vet dhe per turistet nga e mbare bota", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Gjate vizites ne Vlore, Kryeministri Berisha peruroi perfundimin e punimeve per rregullimin e shetitores ne Orikum, investim i buxhetit te shtetit me vlere 24 milione leke. Sipas tij, Orikumi behet me nje shetitore metropolitane, te denje per cdo kryeqytet. Duke e cilesuar Orikumin nje qytet bizhu per pamjet e mrekullueshme qe ofron, Berisha garantoi se qeveria do te mbeshtese dhe investoje cdo projekt per modernizimin e infrastruktures se tij ne te ardhmen. "Ne e shohim kete qytet me perparesi dhe ai do te shnderrohet ne nje pol te rendesishem turistik", premtoi Berisha per qytetin antik te Orikumit.

Kryeministri Berisha premtoi ngritjen e nje porti te madh jashte qytetit te Vlores ne viziten e djeshme te tij ne kete qytet. Sipas Berishes, ky do te jete nje nga me te medhenjte e Mesdheut, sepse korridori qe po ndertojme, Durres-Prishtine-Merdare e me tutje, e ben Vloren dhe ujerat e Shqiperise me te favorshem per transport. Kryeministri deklaroi se ky port do te shnderrohej ne nje mega-gjenerator te zhvillimit te shpejte dhe te madh te Vlores.

Kreu i qeverise, Berisha, mori dje pjese ne ceremonine e inaugurimin te nenstacionit te linjes 220 kilovolt ne Babice. Ndertimi i ketij nenstacioni eshte investim korean, me vlere rreth 25 milione euro, dhe eshte nje nga investimet me te medha ne rrjet ne keto njezet vitet e fundit. Sipas Berishes, ky nenstacion eshte nje nga investimet me te rendesishme dhe me kryesore per permiresimin e furnizimit me energji elektrike te te gjithe zones se jugut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›