E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racizmi, sulmohen emigrantët në Itali

Autori i Lajmit: red.
Rastet e racizmit në Itali po shtohen dita-ditës. Pas sulmit disa ditë më parë mbi balerinin shqiptar Kledi Kadiu, pre e dhunës këtë herë është një familje intelektuale shqiptare, familja Zotaj, me origjinë nga Vlora. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një zonë rezidenciale në Fucekio të Firences në shtetin italian, ku familja Zotaj ka blerë një shtëpi që prej 2 vjetësh. Ata janë sulmuar në oborrin e shtëpisë së tyre nga disa italianë (3 burra dhe një grua) në mesin e natës së mbrëmshme.
Ngjarja ka filluar me sharje raciste kundrejt familjes shqiptare. Italianët janë futur në oborrin e shtëpisë shqiptare duke i kërcënuar për jetën. Inati racist ka arritur kulmin kur një prej burrave italianë ka qëlluar me një copë druri djalin e familjes, Ermir Zotaj, i cili ka marrë plagë të lehta nga goditja në qafë. Në këto momente nga ana e familjes shqiptare janë lajmëruar me telefon karabinierët italianë që të vinin dhe t i mbronin.
Menjëherë forcat e karabinierëve kanë ardhur dhe çuditërisht në vend që të largonin italianët dhe të qetësonin gjendjen, kanë kryer të njëjtin veprim të patriotëve të tyre, duke kërcënuar edhe ata familjen shqiptare. “Qetësohuni se s jeni në vendin tuaj, në rast të kundërt do t ju kthejmë andej nga keni ardhur”, – kanë qenë këto fjalët e patrullës së karabinierëve. Më tej karabinierët kanë thënë: “Rrini urtë dhe mos u ndjeni, se s jeni në vendin tuaj dhe nuk keni asnjë të drejtë në këtë shtet, në rast të kundërt do t ju kthejmë në Shqipëri”. Kanë bërë kontroll në shtëpi një për një, duke kontrolluar të gjitha dokumentet e familjes dhe gjithashtu dokumentet e shtëpisë. Dhe nuk kanë bërë asgjë që të largonin italianët.

Ky lajm është publikuar: 04/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›