E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të shumëkërkuarit për vjedhje me armë

Autori i Lajmit: red.
Përfundon në pranga i dyshuari për vjedhje me armë. Një 25-vjeçar nga Malësia e Madhe, i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes me armë, u ndalua të martën nga policia. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë komisariatit të policisë së Malësisë së Madhe, të cilat bëjnë të ditur se 25- vjeçari Nosh Shotaj, lindur dhe banues në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe u ndalua nga policia, pasi ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit Shkodër me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale të vjedhjes me armë . Sipas të njëjtave burime, mësohet se materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›