Shqiptari fatlum, fiton nje milion euro ne Rimini
Nje shqiptari 30-vjecar, emigrant ne Itali, i ka prire fati ndoshta me shume se kujtdo tjetri ne keto dy dekada "arrati" ne vendin fqinje. Ai ka fituar plot nje milion euro (rreth 1,24 miliarde leke), duke shpenzuar vetem dhjete euro. Gjithcka, ne saje te nje lotarie "gervisht per te fituar", e cila ne Itali mban emrin "Mega miliardario gratha e vinci".
Mbremjen e se enjtes, ne oren 22:00, djaloshi rreth 30 vjec, ka shkuar ne kiosken e shitjes se cigareve dhe shtypit, ne Zannoni di Viserbella, prane Riminit, njoftoi televizioni i San Marinos.
"Emigranti, i cili prej kohesh jetonte ne ate zone, ka shkuar si perhere te kioska prane vendbanimit dhe ka kerkuar te bleje gjera, mes tyre dhe nje bilete lotarie "Mega miliardario", tregojne burimet e San Marino Tv ne lokalitetin ku ndodhi zbulimi i bujshem.
"Djaloshi erdhi krejt indiferent ne kiosken time dhe pagoi dhjete euro per nje nga biletat e lotarise gervishtese qe te tregon menjehere nese ke fituar dhe shumen perkatese", tregon pronari i dyqanit te vogel ne Zannoni di Viserbella, prane Riminit.
"E dija se ishte shqiptar dhe para se te zbulonte bileten fituese, kishte blere dhe gjashte te tjera qe nuk i kishin sjelle asnje fitim. I riu e gervishti bileten e tij dhe me kerkoi ndihme te shihja nese kombinacionet ishin te atilla qe e nxirrnin fitues ose jo", tregon pronari i kioskes ku u be zbulimi miliarder". "Ai ishte shume i qete kur me tregoi bileten. Por kur i thashe se kombinacionet ishin te tilla qe i jepnin fitore nje milion euro, shtangu ne vend. Nuk arrinte ta besonte, por ne pak caste e mblodhi veten, e siguroi mire ne xhep bileten, me pyeti se si duhet te terhiqte shumen e fituar dhe ku e me tej me falenderoi dhe u largua nga kioska me te shpejte", perfundon tregimin mbi fitoren e bujshme, pronari i kioskes "fatsjellese". ed.ku