E Diel, 1 Nëntor 2026

Institucionet nuk po arrin të ndjekin penalisht dhunuesit e procesit zgjedhor

Autori i Lajmit: red.
Bashkimi Demokratik për Integrim në një konfërenc për media shprehu indinjatë që institucionet e shtetit nuk po arrijnë që të ndjekin penalisht dhunuesit e procesit zgjedhor dhe ti sjellin ata para organeve të drejtësisë. “Gjatë ditës së sotme, autorët e incidenteve dhe mbushësit e kutive, po ushtrojnë presion psikologjik dhe kërcënime me jetë ndaj anëtarëve dhe kryetarëve të komisioneve zgjedhore në vendvotimet ku ka pasur parregullsi, dhe po i detyrojnë që t i nënshkruajnë procesverbalet lidhur me rezultatin e falsifikuar zgjedhor nga dita e diel”, tha zëdhënsja e BDI-së, Ermira Mehmeti. Ajo ftoi organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat për të parandaluar shantazhimin dhe frikësimin që po e ushtrojnë militantët e PDSH-së ndaj anëtarëve dhe kryetarëve të komisioneve zgjedhore dhe të krijojnë kushte për mbajtjen e rivotimit në të gjitha vendvotimet e kontestuara. “Sot, (dje) në Tetovë është arrestuar kandidati për deputet i BDI-së në Njesinë Zgjedhore numër 6, Vullnet Ahmeti. Arrestimi i tij është bërë pas asfarë spjegimi. Ngjarjet e ditës së diel kanë rrënuar besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e shtetit, në veçanti tek Ministria e Punëve të Brendshme. Ftojmë autoritetet që të angazhohen dhe të ndërmarrin masa për rikthimin e besimit të qytetarëve si parakusht për të siguruar qetësi në vend. Përkujtojmë autoritetet se ngjarjet e sotme dhe në veçanti arrestimi i kandidatit për deputet Vullnet Ahmeti nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë në këto përpjekje për të siguruar normalitet në vend”, tha Mehmeti.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›