Fshehën pasuritë, 22 zyrtarë ndjekje penale
Autori i Lajmit: red.
Objekt i hetimeve të organit të akuzës pritet të bëhen së shpejti 22 zyrtarë të lartë. Prokuroria e Tiranës do të nisë hetimet për pasuritë e 22 zyrtarëve. Kërkesa për zbardhjen e pronave të zyrtarëve do të nisë pas kallëzimeve që pritet të dorëzohen pranë akuzës nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se po përgatiten dosjet me kallëzim penal për 22 zyrtarë, për mosdeklarim të pasurisë. Ndërkohë që lista emërore nuk është bërë ende e ditur, për shkak se nuk janë plotësuar ende dosjet.
Kallëzimet
Hetimet në lidhje me pasuritë e 22 zyrtarëve të lartë do të nisin menjëherë pas kallëzimeve të ILDKP-së. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se kanë qenë plot 70 zyrtarë që janë gjobitur në 5 muaj të këtij viti për vonesë në deklarim, dhe prej tyre janë pikërisht 22 zyrtarë ndaj të cilëve do të bëhet dhe kallëzimi. Sipas një njoftimi nga ILDKP, mësohet se nga rakordimet e kryera në Sektorin e Pranimit të Deklaratave në këtë institucion, rezulton se, pas marrjes së njoftimit për vendosjen e masës administrative nga Inspektorati i Lartë, 48 zyrtarë kanë dorëzuar formularin e deklaratës së interesave private, ndërkohë që vetëm një subjekti i është revokuar masa administrative, pasi u ofruan prova ligjore, të cilat justifikojnë arsyet për vonesë në deklarim.
Shorti
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive organizoi pak ditë më parë shortin për përzgjedhjen e 4 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaratave periodike që do të kalojnë për kontroll të plotë, që është faza më e rëndësishme dhe më e detajuar e hetimit investigativ që kryen ILDKP-ja për pasuritë e zyrtarëve. Një pjesë e deklaratave u përkasin zyrtarëve që aktualisht nuk janë më në funksione publike, por që kanë mbajtur poste në të cilat mbartnin detyrim për deklarim të pasurisë deri më 31 dhjetor 2007. Kjo procedurë zhvillohet për herë të tretë dhe është detyrim i përcaktuar në nenin 17, pika 3 e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, në të cilin thuhet se “Për të gjitha kategoritë e zyrtarëve që i nënshtrohen deklarimit periodik, kontrolli kryhet çdo vit për një numër prej të paktën 4 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaratave. Përzgjedhja e deklaratave bëhet me short. Përzgjedhja e një zyrtari/deklarate, në një vit, nuk e përjashton zyrtarin/deklaratën nga shorti për vitin pasardhës”.
Legjislacioni
Në pikën 2 të nenit 17 të ligjit mbi “Konfliktin e interesave” përcaktohet detyrimi për kontroll të plotë për verifikimin e vërtetësisë dhe të saktësisë së të dhënave që përmbahen në deklaratë çdo dy vjet për kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat dhe zëvendësministrat dhe çdo tre vjet për kryetarët e bashkive ose të komunave me mbi 10 mijë banorë dhe për kryetarët e këshillave të qarqeve; për nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues sipas përcaktimit të nenit 2 të ligjit nr.8549, dt.2.2.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, zyrtarë të nivelit të lartë të Policisë së Shtetit e të Forcave të Armatosura, etj, si dhe çdo katër vjet për deputetët, për titullarët e institucioneve shtetërore, qendrore ose vendore, dhe anëtarët e organeve kolegjiale të këtyre institucioneve, të papërfshira në shkronjat e mësipërme të kësaj pike.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008