Berisha Ju duhet mburoja per trafiqet e jashteligjshme

Kryeministri, Sali Berisha ka apeluar sërish për të votuar heqjen e imunitetit, por kësaj radhe duke akzuar ashpër ligjvënësit socialistë. Sipas tij, mos votimi i tyre në seancën e posaçme bëhet për të mbajtur mburojën, që i mbron ato nga trafiqet e paligjshme.
“Mos ta kthejmë këtë sot në seancë mashtrimi për qytetarët shqiptarë. Zoti Xhafa ju doni të bëhet në shtator, por në fakt ju bllokoni sot statusin për të tretën herë dhe caktoni atë pushtet që shqiptarët nuk ua japin. Caktoni si kusht që ju të bllokoni shtetin dhe të kapni institucionet kushtetuese dhe këtë e bëni me qëllime më të papranueshme për shqiptarët. Presidentin e morën ata të cilët në përputhje me Kushtetutën kishin votat, dhe ju kur hoqët 3/5 për Presidentin e bëtë se besonit se kryetari juaj do ishte kryeministri i radhës dhe njëri nga ju presidenti i radhës. Unë s’e bëra këtë e bëra për t'i hequr një nen krize Kushtetutës së vendit”, vuri në dukje Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë seancë.
Sipas Berishës, Në vlerësimin e Kryeministrit janë piëkrisht deputetët milionerë të PS ato që e përdorin imunitetin për transporte të dyshimta, lëvizje trau në dogana. “Ju duhet imuniteti për në dogana, për ilaçet të kërcënoni doganierët të lëvizin traun. Ju ikën bamirësat e Topit. Nuk e doni korrupsionin, atëherë urdhëroni ta lëvizim imunitetin”, nënvizoi Berisha.
Njëkohësisht, kreu i qeverisë u kërkoi ligjvënësve socialistë që të jenë realistë dhe të respektojnë rregulloren, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre për vendosjen në mënyrë arbitrare të datës 6 gusht.
“Xhafa në 12 korrik nuk thotë një fjalë dhe nuk kundërshton kur caktohet data 6 gusht. Më vonë del Xhafa që thotë pastaj se data 6 gusht u caktua nga Sali Berisha. Ky parlament ka një regjistrim zanor dhe me kamer dhe mund të japë fillimin dhe miratimin e kalendarit në 12 korrik. Në këtë datë u votua se do të jetë 6 gushti seanca në të cilën do të votohen amendamentet e Kushtetutës, pasi kërkohej koha e shkurtuar e dy amendamenteve”, sqaroi Kryeministri.
Por, pas diskutimeve maratonë, ku palët mbajtën të njëjtat qëndrime mbi çështjen e imunitetit, Kryeministri Berisha kërkoi nga parlamentarët që mos shndërohet në një seancë hipokrizie. “Vij sot këtu i qetë, kam qenë në opozitë në vitet në të cilat ju më keni akuzuar për krime kundër njerëzimit. Dorëzova 10 vjet më parë kërkesën dhe draftin për të hequr imunitetit dhe ju refuzuat. Vazhdoni të refuzoni. Çfarë justifikimi mund të kemi ne para qytetarëve. Sapo u arrit ujdia për reformën elektorale avancova imunitetin, kjo është kryepika në rekomandimet e KE-së. Dua ta shndërrojmë këtë ligj në fitore të përbashkët”, u shpreh Berisha. Ndërkohë nisur nga argumentat e sjella nga ligjvënësit socialistë, për shtyrjen e kësaj çështje, kreu i qeverisë zgjodhi që tu kundërpërgjigjet atyre përmes fjalëve me konotacion ironik. “Ju u thoni qytetarëve se jemi hajdutë, kurse ne kemi dorë, por dora jonë është imunitare. Revolet tona janë imunitare, makinat tona janë imunitare. Pallatet dhe resortet ona janë imunitare. Ne heqim imunitetin por nuk votojmë heqjen se kemi kompani, lojra fati, ku është ai i kullave, që i griu qytetarët”, nënvizoi Kryeministri.