Berisha Ju jeni te paret alternativa jone ajo e premtimeve te medha
Partia Demokratike ka çelur sot pasdite fushatën elektorale në qytetin e Durrësit, ku është prezantuar kandidati i “Aleancës për qytetarin”, për kryetar i Bashkisë së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj . Kjo fushatë është hapur nga kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Kryeministri Berisha duke prezantuar kandidatin tha se : “Xhaferaj është kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Durrësit. Xhaferaj një ish-ministër i suksesshëm. Qeveria do ti japë Xhaferit mbështetje të fuqishme.”, ka theksuar në fjalën e tij Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha duke iu drejtuar qytetarëve të qyteti bregdetar tha se Durrësi projektohet në të ardhmen e zhvillimit të Shqipërisë. Kreu i qeverisë tha se Durrësi duket të ketë infrastrukturën e një qyteti modern. Me pas bërë të prezantim të investimeve të kryera në këtë qytet nga mazhoranca qeverisëse. “Kemi investuar në ujësjellës e kanalizime 30 milionë dollarë. Kemi ndërtuar 52 shkolla në Durrës dhe 300 km rrugë. Ndërtuam Portin e Durrësit 500 milionë dollarë.Fushata jonë është për qytetarin dhe e qytetarëve “Ju jeni të Parët” tha kreu i qeverisë.
Ai tha se “Vetëm me ju do të ndërtojmë me qindra projekte të tjera”. Kryeministri tha se Do të ketë projekte për çdo komunë të Bashkisë së Durrësit. Po ashtu ai nënvizoi se qeveria dhe Bashkia e drejtuar nga të djathtët do ti japë përgjigje problemeve të qytetarëve.
Ai tha se alternativa jonë është ajo e ndryshimeve të mëdha.
Kryeministri nënvizoi se këto vite e bënë Shqipërinë një nga destinacionet kryesore të turizmit në botë. “Vitet që vijnë Durrësi është vizioni ynë kryesor për turizmin. Vizioni ynë është Durrësi si një nga Portet kryesore të vendit.”, tha kryeministri Berisha.
Më pas ai theksoi se” Mua dhe kandidatët tanë, na frymëzojnë vlerat dhe morali.”