Basha Kryegjyshi Reshat Bardhi ky gjigand i mencurise dhe sherbimit
Me mijëra njerëz i janë drejtuar Haxhi Dede Reshat Bardhit gjatë jetës për zgjidhjen e problemeve dhe halleve të tyre.
Dhe sot, me mijëra njerëz vijnë sërish tek Ai, për t’i shprehur mirënjohjen mbi veprën e tij të pavdekshme që kreu në shërbim të bektashizmit dhe kombit tonë.
Kjo ka qenë konsiderata që kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, dha publikisht për nder të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, pas kryerjes së homazheve në Pallatin e Kongreseve.
Basha e ka vlerësuar më tej Haxhi Dede Reshat Bardhin si “gjigand të forcës dhe shërbimit”, por në të njëjtën kohë edhe si një “gjigant të mençurisë dhe urtësisë”.
“I lutemi Zotit që t’i japë paqen e amshuar dhe ta mbajë pranë vetes së tij”, tha më tej Basha.
Duke e vlerësuar gjithashtu Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, edhe si një njeri që foli me vepra.
Për nder të përcjelljes së kësaj figure të nderuar për kombin tonë dhe besimet fetare në tërësi, të gjithë institucionet do të mbajnë sot flamujt të ulur në gjysmë shtize, kurse në orën 12.00 do të ketë një minutë heshtje.
Në një protokoll të posaçëm të miratuar nga qeveria, parashikohen të zhvillohen homazhe në Pallatin e Kongreseve, ndërsa trupi i tij sipas ritit të këtij besimi do varroset pranë Kryegjyshatës.