Brace nga Berati akuzon ministrat per shpenzimet ne fushate

Deputeti i majtë i Qarkut të Beratit Erion Braçe ka qenë sot në komunën Vërtop në rrethin e Beratit, ku ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 8 majit, Flamur Balliu.
I shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Qarkut Pelivan Shatri dhe socialistë të tjerë të degës vendore deputeti Braçe i kërkoi banorëve të zonës që të votojnë kryetarin aktual të kësaj komune Flamur Balliu, i cili rikandidon sërish përball kandidaturës së PD-së në koalicion me LSI Guximtar Gjoka. Braçe është shprehur në fjalën e tij përpara banorëve të zonës se votat ndaj kandidatit të majtë Balliu nuk janë vota kundër kandidatit tjetër të zonës, por vota kundër qeverisjes së djathtë kryesuar nga Berisha që po varfëron më tepër vendin, po merr jetë njerëzish për të mbajtur pushtetin, ashtu siç dhe bëri sipas tij me ngjarjen e 21 janarit.
Deputeti i majtë Erion Braçe akuzoi kryeministrin Berisha për keq qeverisje, uljen e të ardhurave për qytetarët e këtij vendi dhe u kërkoi banorëve të zonës që duke votuar kandidatin e majtë Balliu japin votën kundër qeverisë në pushtet. "Ministrat e kësaj qeverie Genc Pollo, Fatmir Mediu ju sapo i patë që kanë nisur fushatën në zonën tuaj, ju drejtua Braçe banorëve të zonës. Ministra të qeveris Berisha, prefekti i qarkut, drejtues të policisë lëvizin me mjetet e shtetit për të bërë fushatë elektorale duke shpërdoruar të ardhurat që vijnë nga taksat tuaja, ju drejtuat ai banorëve të zonës, në një kohë që kryeministri i tyre ka premtuar se do të shkurtoj shpenzimet e deputeteve, punonjësve të administratës. Kjo qeveri na ka treguar deri më sot se është e aftë vetëm të vjedh duke shpërdoruar fondet, se është gati dhe të vras për të mbajtur pushtetin prandaj unë kërkoj sot që ju të votoni kandidatin e majtë pasi kjo nuk është thjeshtë një garë vendor, por një proçes që do të krijoj mundësin për të larguar këtë qeveri të papërgjegjshme", u shpreh deputeti Braçe.
Ai deklaroi se këto zgjedhje duhen marrë me seriozitet, pasi vetëm në këtë mënyrë kjo parti do të shmang mundësin e vjedhjes së votave për mos lejuar këtë gjë, që sipas tij solli të djathtët në pushtet. Ndërsa kryetari aktual i kësaj komune Flamur Balliu njëkohësisht dhe kandidat i saj për zgjedhjet vendore u shpreh se kjo komunë është lënë krejtësisht pas dore nga qeveria, duke mos përfituar as fonde për infrastrukturë, as bursa për studentët, duke qenë një komunë e majtë.
Ai kërkoi votat e banorëve të tij duke pohuar ashtu si dhe deputeti Braçe se gara nuk është vetëm për një kundërshtar, të cilin e konsideroi si një banorë të zonës, por një garë për ti dhënë fund qeveris Berisha, e cila ka lënë këtë zonë në harresë të plotë.