Topi Haxhi Dede Reshat Bardhi nje model per paqen
Haxhi Dede Reshat Bardhi, është kontribues i vendosjes së besimit në vendin tonë.
Kështu u shpreh kreu i shtetit Bamir Topi, i cili mori pjesë në ceremoninë e homazheve për nder të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
“Kam privilegjin që e njoha këtë njeri të madh. Ai është një model për paqen”, shtoi ai.
Dita e sotme është shpallur si ditë zie kombëtare për vdekjen e kreut të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Ai vdiq në moshën 76-vjeçare pasi prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe dy herë i ishte nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.