E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo Ne 8 Maj Rama do marre pergjigjen e duhur

Ministri i Inovacionit Genc Pollo ka qenë i pranishëm në Berat ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës Kozarë, Myslym Haxhia, z.Rexhep Haderaj në komunen e Perondis. Ministri Pollo tha se do të fillojnë punimet në aksin rrugor Kozarë-Kucovë, si dhe ka filluar prokurimi i rrugës nacionale Berat Lushnjë, premtim ky, i mbajtur nga kryeministri Berisha.

Ndërsa kandidatët për kryetar te komunat Kozarë dhe Perondis dhanë garancinë se do të punojnë për zgjidhjen e problemeve të banorëve.

Pollo tha se në 8-maj Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar nga shqiptaret,si dhe ftoi të gjithë banorët pa dallime politike që të votojnë për kandidatët e Aleancës për Qytetarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›