Xhaferaj Aleanca per qytetarin ka perballe Aleancen per betonin
Ferdinand Xhaferaj, kandidat i “Aleanca për qytetarin” për Bashkinë e Durrësit ka folur sot para votuesve të tij, qytetarëve durrsakë. Duke e quajtur privilegj kandidimin në qytetin e Durrësit, ai shpjegoi para qytetarëve arsyet pse kandidon në këtë qytetet. “Së pari unë jam durrsak, jam lindur dhe rritur në Durrës, po ashtu edhe gruaja ime ka lindur këtu, edhe vajza ime ka lindur këtu. Ndaj ne prindërit duam që e ardhmja e fëmijëve të jetë më e mirë këtu në qytetin tonë”.
Duke iu referuar kandidati që ka përballë Xhaferaj tha se “Katër vite më parë Vangjush Dako do premtonte rrugë, punësim dhe investime, ku është sot Vangjushi. Sot ky qytet flet me dy fjalë për të “ Vangjushi ka bërë beton dhe para” . Xhaferaj tha se Dako i ka futur dorën në xhep çdo qytetari të Durrësit dhe se ky qytet është bërë beton nga Dako.
“Në rrugët e Durrësit më shumë ka makina të betonit të Vangjush Dakos, se autobusë për qytetarët. “Alenaca për qytetarin” ka përballë “Aleancën për betonin”. Në këtë garë nuk jemi me Vangjush Dakon, ne jemi në këtë garë se kemi bindjen se shumë gjëra do ti bëjmë mirë në këtë qytetet.”, theksoi Xhaferaj.
Xhaferaj më pas shpalosi alternativat që i presin qytetarët durrsakë në vitet që vijnë pas investimeve që do kryen. Ai ju tha qytetarëve durrsake se kemi në plan edhe një rrugë hyrëse për në qytetet. Ndërsa rikujtoi se Porti i këtij qyteti është transformuar duke u krahasuar me një port evropian.
“Do të ndërtojmë një unazë dhe parkim për qytetin si zgjidhje për trafikuan. Kanalizimet në plazh janë shqetësuese për qytetarët. Do të punojmë për një zgjidhje përfundimtare për kanalizimet . Deti do të jetë pronë e qytetarëve jo e baltës dhe e betonit. Durrësi do të jetojë më mirë kur studentët do të kenë Kampusin Universitar, e cila do të jetë një qendër e dytë në qytet. Të rinjtë do të kenë një bibliotekë të re në qytet. Muzeu arkeologjik do të rikonstruktohet”, u tha Xhaferaj qytetarëve.
Ai tha se bashkia e ardhshme do të krijojë mundësi për tregje, që të jenë sa më afër banorëve. Do të ulim me 50 % taksat për biznesin e vogël. “Nxitja e punësimit pikë strategjike e programit tonë Durrësi i 2015 do të jetë një qendër e turizmit”, premtoi Xhaferaj.