Berisha: Kam marredhenie normale me Uidhers
Marredheniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes i ka cilesuar te shkelqyera nderkohe qe marredheniet me perfaqesuesin e kesaj qeverie ne Shqiperi, ambasadorin Uidhers i ka cilesuar normale. Ky ka qene vleresimi i kryeministrit Berisha, dje ne nje konference per mediat, teksa nuk ka munguar te rikthehet te vleresimi per ambasadorin Uidhers, kur ka deklaruar se eshte pikerisht ambasada ajo, qe ka luajtur rolin e saj te madh ne prezantimin e Shqiperise te qeveria e saj dhe ndikimin ne firmosjen e Protokollit te anetaresimit ne NATO. Kryeministri Berisha i cilesoi diten e djeshme marredheniet e tij me ambasadorin amerikane, Xhon Uidher si bashkepunuese dhe normale. Ai deklaroi se ambasada amerikane ne Tirane ka rolin e vete te rendesishem ne lidhje me nenshkrimin, nga ana e presidentit te SHBA-se, Xhorxh W. Bush te Protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. "Marredheniet midis kryeministrit dhe ambasadorit jane marredhenie normale, marredhenie qe karakterizohen nga nje fryme e hapur bashkepunimi dhe ambasadori e ambasada, kane rolin e vet te padiskutueshem ne te gjitha keto zhvillime historike ne Uashington. Per kete nuk mund te kete komente", deklaroi Berisha, duke ju pergjigjur edhe pyetjes per marredheniet e tij me ambasadorin amerikan ne Tirane. Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se "marredheniet e Shqiperise me SHBA mund te cilesohen si te shkelqyera". F.M
Gjyqtaret
"Projektligjet si ai i administrates gjyqesore dhe ai per prokurorine, tentojne perdorimin ne menyre antikushtetuese dhe te kundra ligjshme te ketyre institucioneve ne funksion te ekzekutivit".
Gjyqtaret
"Projektligjet si ai i administrates gjyqesore dhe ai per prokurorine, tentojne perdorimin ne menyre antikushtetuese dhe te kundra ligjshme te ketyre institucioneve ne funksion te ekzekutivit".