Rama i LSI: Rama e Berisha mbajne peng reformat kryesore ne Shqiperi
Levizja Socialiste per Integrim, nepermjet sekretarit per Marredheniet me Publikun Luan Rama, ka shprehur shqetesimin se konsensusi politik midis lidershipit te PD dhe PS po mban peng ne menyre te qellimte reforma te rendesishme per vendin. "Bashkefajesia ne deformimin e Kushtetutes, paralajmeroi gjithcka qe po ndodh aktualisht dhe qe ka te beje me sulme te qellimta dhe te organizuara te mazhorances mbi prokurorine dhe mbi organet e drejtesise, qe frymezohen nga afera korruptive dhe qe synojne eliminimin e pavaresise se ketyre organeve dhe shnderrimin e tyre ne instrumente te imponimit te pushtetit", tha Luan Rama. Me tej ai shtoi se LSI bashkohet me shqetesimin e shprehur nga gjyqtaret, prokuroret, noteret dhe avokatet, ne debatin e hapur nga TIA. "I ftojme dhe i inkurajojme ata, te vazhdojne perpjekjet dhe luften e tyre per te mbrojtur pavaresine e organeve te sistemit te drejtesise, si nje nga kolonat themelore qe deshmon funksionimin dhe veprimin e shtetit te se drejtes ne nje shoqeri demokratike", theksoi sekretari per Marredheniet me Publikun te LSI. Rama i ka kerkuar kryetarit te PS te distancohet nga konsensusi politik apo nga konsensusi i se keqes me Berishen, i cili po mban peng reformat e medha te zhvillimit te metejshem te vendit.