E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Dy partite e medha, bllokuese

Ende e papercaktuar per koalicionet zgjedhore, Partia Aleanca Demokratike. Presidenti i saj, Neritan Ceka i cili tashme prej muajsh eshte larguar nga koalicioni i majte dhe ka filluar te bashkoje votat me qeverine Berisha ne votime te ndryshme, ka mbledhur asamblene e pergjithshme, per te percaktuar koalicionin, pjese e te cilit do te jene aleancistet ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009. Si te gjitha partite e vogla, Neritan Ceka ka sulmuar marreveshjen mes dy te medhenjve te politikes shqiptare, per reformen zgjedhore. "Bllokimi i reformes zgjedhore na ka penguar qe te paraqesim sot nje projekt- vendim final qe do te shenonte dhe fillimin e punes konkrete per fushaten elektorale", tha Ceka. Ai ka perdorur kete konsensus per te sulmuar kryesisht Partine Socialiste. Neritan Ceka refuzoi te ishte pjese e bashkimit te partive te opozites, ne nje miting kunder kryeministrit Berisha, nderkohe qe vetem pak dite me vone pranoi oferten e mazhorances per te qene numri dy i parlamentit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›